BE e konfirmon për RTK, në Bruksel nuk u fol vetëm për targat

Bruksel BisedimetNë mungesë të marrëveshjes për targat e automjeteve të Kosovës dhe Serbisë, mbetet në fuqi regjimi i letrave ngjitëse. Kështu ka konfirmuar zëdhënësi i Bashkimit Evropian,  Peter Stano.

 

Në një përgjigje të dërguar me shkrim për RTK-në, zëdhënësi i BE-së shprehë keqardhjen për faktin se një ditë më herët kryenegocitorët nga Prishtina dhe Beogradi nuk arritën marrëveshje për targat.

Në emër të Bashkimit Evropian, Stano i dërgoi thirrje Kosovës dhe Serbisë që të takohen sërish në ditët në vijim në Bruksel për të rënë dakord për rrugën përpara për të gjetur një marrëveshje.

“BE si dhe Bashkësia ndërkombëtare presin që të dyja palët të përmbahen nga çdo veprim i njëanshëm, i cili mund të rrezikojë sigurinë në terren dhe të komplikojë përparimin e mëtejshëm në Dialog”, porositi Peter Stano.

Duke iu referuar takimit të djeshëm të kreynegociatorit kosovar Besnik Bislimi dhe homologut të tij serb, Petar Petkoviq,  Stano ka precizuar se përveç çështjes së targave, janë trajtuar edhe temat tjera aktuale.

Në këtë rast, ai tha se janë përfshirë zbatimi i marrëveshjeve të kaluara dhe përgatitja e terrenit për takimin e ardhshëm të nivelit më të lartë politik.

Ndërkohë ka konfirmuar se diskutimet edhe për këto tema do të rifillojnë në ditët në vijim.

Kryenegociatori kosovar Besnik Bislimi tashmë e ka përmendur muajin maj si kornizë kohore kur mund të realizohet takimi I rradhës në mes të kryeministrit kosovar Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.

rtk

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>