Bashkimi Evropian ka thirrur një takim të dialogut për normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë në nivel të kryenegociatorëve.
Besnik Bislimi, kryenegociator i Kosovës, dhe Petar Petkoviq i Serbisë, pritet që të takohen më 19 mars, në Bruksel.
Këtë takim e ka konfirmuar edhe emisari amerikan, Gabriel Escobar sonte pas takimit me kryeministrin Kurti.
“Shpresoj që Qeveria e Kosovës të jetë fleksibile në diskutimet në dialog të martën, sa i përket rregullores së BQK-së”, tha Escobar, pas takimit të sotëm me kryeministrin Albin Kurti.
Në takimin e së martës në Bruksel pritet të diskutohet për planin e sekuencimit për zbatimin e Marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit të raporteve mes Kosovës dhe Serbisë, por edhe për çështjen e dinarit serb.
rtk