BE: Udhëheqësit e Kosovës të veprojnë me përgjegjësi

BEBashkimi Evropian vlerësoi të enjten se Kosovës i duhet qëndrueshmëri dhe udhëheqësit politik duhet të veprojnë me përgjegjësi në situatën e krijuar pas rrëzimit të qeverisë së kryeministrit Albi Kurti.

Zëdhënësja Ana Pisonero tha se mocioni i mosbesimit ndaj qeverisë së Kosovës e ka vënë atë në situatë të vështirë në kohën e krizës së pashembullt të shkaktuar nga koronavirusi.

“Ajo që i duhet Kosovës është qëndrueshmëria dhe përqendrimi i përpjekjeve për të trajtuar krizën me koronavirusin dhe mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve”.

Të gjithë udhëheqësit politik duhet të veprojnë me përgjegjësi dhe në interes të qytetarëve të Kosovës, shkroi ajo, duke nënvizuar se “hapat e ardhshëm pas votimit të djeshëm duhet të jenë në pajtim me Kushtetutën e Kosovës”.

Parlamenti i Kosovës miratoi të mërkurën mbrëma mocionin e mosbesimit ndaj qeverisë së Kosovës, që u hodh nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

Mocioni pasoi shkarkimin e ministrit të Brendshëm nga radhët e saj, Agim Veliu nga ana kryeministrit Albin Kurti javën e kaluar, për shkak të mospajtimeve rreth deklarimit apo jo të gjendjes së jashtëzakonshme.

Qeveritë e Gjermanisë dhe Francës i kërkuan me herët gjatë javës Lidhjes Demokratike e Kosovës të rishqyrtojë vendimin për mocionin e mosbesimit. Përmes një letre proteste dërguar një ditë para seancës së parlamentit zëvendëskryeministrit Avdullah Hoti, diplomatët e të dyja vendeve i kërkuan atij që të njoftojë kryetarin e LDK-së, Isa Mustafa mbi shqetësimet e dy kryeqyteteve… dhe të rishqyrtojë vendimin për mocionin e mosbesimit…”.

Ambasada amerikane mbështeti të martën ndërkaq caktimin e seancës për mocionin e mosbesimit.

voa

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>