Beogradi, 10 milionë euro për “Zajednicën”

zajednicaPër Bashkësinë e Komunave Serbe në veri, që serbët e quajnë “Zajednica”, Qeveria e Serbisë ka ndarë tashmë 10 milionë eurot e para për të.

“Zajednica” rrjedh nga Marrëveshja a Brukselit mes Prishtinës e Beogradit e arritur më 19 prill 2013, dhe prej atëherë vazhdojnë diskutimet për  themelimin e saj.

Gazeta “Zëri”, nga burimet e saj në Qeverinë serbe, ka mësuar se në qershor të këtij viti, në shqyrtimin e buxhetit të Serbisë për pjesën e dytë të vitit, vendi ka ndarë 10 milionë euro për dy sektorë, arsimin dhe shëndetësinë, të cilat do të derdhen në Bashkësinë e Komunave Serbe në veri sapo të themelohet.

“Janë 10 milionë euro që janë ndarë fillimisht për dy sektorë, arsimin dhe shëndetësinë. Kjo është pjesa e parë, ndërsa do të ketë diskutime dhe shqyrtime për pjesën tjetër, që përfshin infrastrukturën, zhvillimin ekonomik dhe sektorë të tjerë”, ka thënë për “Zërin” një zyrtar i lartë në Qeverinë serbe, në kushte anonimiteti.

“10 milionë euro janë paraparë të shpenzohen për shëndetësi e arsim në Kosovë, vetëm për gjashtë muajt e fundit të vitit 2015”, tha më tutje ai…(zëri)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>