Beogradi dhe komunat shqiptare në Serbi

ragmi mustafaZyrtarët serbë kundërshtojnë planet e shqiptarëve në Luginën e Preshevës për themelimin e asociacionit të ngjashëm me atë të komunave serbe në Kosovë.

Zyrtarët serbë reaguan me zemërim ndaj paralajmërimeve të udhëheqësve politikë të shqiptarëve në Luginën e Preshevës për të themeluar asociacionin e komunave me shumicë shqiptare në jug të Serbisë. Ministri i jashtëm serb,  Ivica Daçiç, tha se shqiptarët në Serbi nuk bënë të jenë të diskriminuar, por ata duhet ta respektojnë kushtetutën e saj.

“Ua tërheq vërejtjen që të shtunën në Preshevë të mos bëjnë ndonjë paralele me Asociacionin e komunave serbe në Kosovë. Ua tërheq vërejtjen të mos luajnë me zjarrin dhe të respektojnë kushtetutën dhe rendin e Republikës së Serbisë. Fakti që Serbia është për bisedime nuk do të thotë se është e dobët, përkundrazi ajo është e fuqishme, më e fuqishme në 20-30 vjetët e fundit”, citohet të ketë thënë ai.

Udhëheqësit e shqiptarëve në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc, thanë se të shtunën do të diskutojnë për gjendjen në atë zonë dhe do të themelojnë Asociacionin e këtyre tri komunave, ngjashëm me Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë, që do të krijohet në bazë të marrëveshjes së arritur më 25 gusht në Bruksel në bisedimet për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Përfaqësuesit shqiptarë kanë kërkuar në vazhdimësi trajtim të njëjtë për ta sikurse për serbët në Kosovë.

Udhëheqësit politik të zonës thonë se situata në Luginë vazhdon të jetë e paqëndrueshme që nga viti 2001 kur mori fund konflikti ndërmjet forcave qeveritare serbe dhe kryengritësve të Ushtrisë Çlirimtare të Preshevës, Medvegjës e Bujanocit që luftonin për më shumë të drejta të shqiptarëve në zonë.

Ata shume herë kanë shfaqur shpresën që edhe procesi i bisedimeve për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë të krijojë hapësirë për përmirësim të gjendjes në atë zonë. (voa)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>