Zëvendëskryeministri i parë për integrim evropian dhe dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, në një intervistë për RTK-Prime, ka thënë se për asociacionin nuk negociojnë dhe se janë pajtuar me palën ndërkombëtare që nuk mund të ketë asociacion me kompetenca ekzekutive.
Bislimi: Trashëgimia e Kishës Ortodokse Serbe, nuk është e rrezikuar
Edhe për vetmenaxhimin në bazë të neneve, ai tha se komunat e Kosovës, kanë liri më të madhe në menaxhim. “Të drejtat e minoriteteve përbëjnë pikën e fort të shtetit, shteti i Kosovës, është ndërtuar me premisën që minoritetet gëzojnë standarde të larta, por në asnjë masë që rrezikon stabilitetin e shtetit.
Zëvendëskryeministri i parë për integrim evropian, zhvillim dhe dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, sa i përket çështjes së Kishës Ortodokse Serbe, tha se çështja e saj është edhe në Pakon e Ahtisarit. “Për të forcuar mbrojtje, ne kemi një trashëgimi shumë të pasur në Kosovë, ne mendojmë që as trashëgimia e Kishës Ortodokse Serbe, nuk është e rrezikuar, në fakt historikisht janë mbrojtur nga shqiptarët, janë trashëgimi e përbashkët. Ne mund të diskutojmë në bazë të Kornizës së Këshillit të Evropës”, tha ai.
Bislimi: Kosova nuk mund të krijojë Asociacion me kompetenca ekzekutive
Zëvendëskryeministri i parë për integrim evropian, zhvillim dhe dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, tha se duhet të pritet që deri më 18 mars të finalizohet aneksi dhe pastaj do të shohim se cili ka qenë propozim i palës kosovare për planin franko-gjerman.
Për Asociacionin e Komunave më Shumicë Serbe, Bislimi tha se nuk Kosova nuk mund të krijojë atë me kompetenca ekzekutive. “Ka një harmoni mes qëndrimeve edhe të Bashkimit Evropian, edhe të institucioneve të Republikës së Kosovës, që Kosova nuk mund të krijojë asnjë Asociacion me kompetenca ekzekutive dhe mendoj se kjo është e qartë edhe për zotin Vuçiq”, tha ai.
Sipas tij edhe në pikën dy, thuhet qartë se çfarëdo trupe që krijohet në Kosovë, çfarë do emri që gjendet për të, ai nuk mund të jetë në kundërshtim me kushtetutën dhe kornizën ligjore të Republikës së Kosovës.
Ai ka folur edhe për Asociacionin. “Në fakt ai është një obligim që është pranuar nga nj ish qeveri në të kaluarën, rrjedhimisht është negociuar. Ne për Asociacionin nuk negociojmë, ajo që ne po themi është që ka dakordim mes palës tonë dhe asaj ndërkombëtare dhe kjo është dokumentuar me një letër të znj.Mogerini në vitin 2015 i ka dërguar institucioneve të Republikës së Kosovës, ku thuhet se nuk ka Asociacion me kompetenca ekzekutive”, tha ai.
Lajçak ka dërguar një listë me 15 modele sesi është rregulluar çështja e të drejtave të minoriteteve
I dyti i qeverisë së Kosovës, bëri me dije se Z.Lajçak i ka dërguar një listë me 15 modele, sesi është rregulluar çështja e të drejtave të minoriteteve. “Ne duhet të shohim se cili model na përshtatet, ne nuk do të kopjomë, ka modele të cilat logjikisht nuk mund te implementohen në Kosovë, e që janë zhvilluar për ishuj”, tha ai. Bislimi, tha se pas kësaj marrëveshje. Kosova me Serbinë do të ketë më pak probleme.
Për kohën e zbatimit të udhërrëfyesit, në fund të javës së ardhme, Lajçak do të vizitojë Kosovën. “Më 18 mars do të jetë takimi i ardhës mes z.Kurti dhe Z.Vuçiq, ku do diskutohet për një dokument të përbashkët të aneksit, ky është plani”, tha Bislimi.
Sipas tij në momentin kur palët dakordohen për aneksin, atëherë Bashkimi Evropian, merr përsipër procedurat e nënshkrimit, apo finalizimit.
“Do të ketë një ceremoni, gjasat janë të mëdha që në ceremoni do të marrin pjesë të gjitha kryeministrat e 27 shteteve të Bashkimit Evropian, në mënyrë që të rritet përkushtimi politik i Bashkimit Evropian, prapa këtij dokumenti. Kjo është ideja apo plani, këtë duhet ta aranzhon z.Borell”, tha ai.
rtk