Çështja “Sunny Hill Festival”-Asociacioni i Komunave akuzon MAPL-në

Sunny Hill FestivalAsociacioni i Komunave të Kosovës bën përgjegjëse Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal për zhvendosjen e festivalit “Sunny Hill” nga Prishtina në Tiranë. Asociacioni deklaron se është kjo ministri ajo që ka ndërhyrë në kompetencat dhe autonominë lokale të komunave, të cilat janë të përcaktuara me ligjet në fuqi.

 

“Neni 6 i Ligjit për dhënien në shfrytëzim dhe këmbimin e pronës së paluajtshme të komunës thotë se afati i dhënies në shfrytëzim i pronës së paluajtshme të komunës vendoset nga KOMUNA, e jo nga niveli qendror, ku komunat kanë të drejtë ta japin pronën e vet komunale në shfrytëzim nga 1-15 vite, më shumë se 15 vite, pra deri në 99 vite dhe se komunat mund të japin në shfrytëzim pronën e paluajtshme për me pak se një (1) vit”, deklaron ky Asociacion.

“Kurse në shkresën e MAPL-së, e nënshkruar nga ministri Elbert Krasniqi, drejtuar kryetarit të komunës së Prishtinës, Përparim Rama, kërkohet në mënyrë arbitrare që komuna ta adresojë kërkesën për ndryshimin e afatit për dhënien e pronës komunale në shfrytëzim për festivalin “Sunny Hill”, shkruan  në reagimin e AKK-së në Facebook të mërkurën.

Komuna e Prishtinës ka akuzuar MAPL-në për vonesë në lëshimin e lejes për shfrytëzimin e pronës në Bërnicë të Poshtme, të cilën Kuvendi Komunal ia dha festivalit për 99 vjet. Nga MAPL-ja janë shprehur se s’kanë refuzuar kërkesën, por se kanë kërkuar dokumente shtesë.

Duke komentuar letrën e ministrit Elbert Krasniqi drejtuar Komunës, AKK-ja ka thënë se kërkesa e tij që të ndryshohet afati i dhënies në shfrytëzim të pronës është ndërhyrje në kompetenca komunale

“Sunny Hill” nuk do të organizohet në Prishtinë sivjet. Ky festival do të zhvendoset në Tiranë.

Organizatorët kanë fajësuar institucionet e shtetit për dështimin e organizimit në Kosovë. Në njoftimin zyrtar të Festivalit të martën është thënë se zhvendosja në Tiranë është bërë për shkak të vonesave për përgjigje nga autoritetet për dhënien e lejes së pronës për shfrytëzim.

rtk

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>