Cila ftyrë asht kjo e cila lëkurë

thaci perkulet xhelatvePoezia e Çun Lajçit për vizitën dhe përkuljen e kreut të shtetit Hashim Thaçi në Grackë të Lipjanit, para pllakës përkujtimore të 14 serbëve të vrarë 17 vjet më parë.

Cila ftyrë asht kjo e cila lëkurë

Ti përkulesh pranë varreve, ata na vranë
Krenarinë tonë e bane urë,
E shpërlanë ndergjegjen tande e fajin e tyne,
Ata na çnjerzuen!

Ti përkulesh para shpirtërave që na dogjën,
Nga trolli na dëbuen
E shpërlanë fajin tand e ndërgjegjen e tyne
Gjakun e dëshmorve e bane ujë!

Ti vë lule e shpirtit tyne lutesh
Denon popullin tand t’dhunuem

S’të vret zani i fëmijve vra nga dorë e tyne
Pse duhet mëkatet t’ua falësh i pari?
S’të vret lutja e nuseve të çnjerzueme
Që përkulesh. Cili qenka nderi e cili faji?

Ku mbet krenaria e Ademit, Komandantit?

Përkulë kokën boshe e shtatin plep t’thatë,
Para xhelatit që t’vrau vëlla e babë e nanë,
Ç’ti them nesër për luftën, për mua e për Ty djalit
Kur sot e përdhosë gjakun e derdhun për liri,
E përkulesh para varrit të xhelatit.

Cila ftyrë asht sot e nesër cila lëkurë???

(Çun Lajçi)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>