Deputetët e opozitës i drejtohen me parulla në Kuvend Presidentit të Austrisë

parlament slloganet vetvendosjaPresidenti i Austrisë, Heinz Fischer, foli sot para deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës lidhur me rëndësinë e marrëveshjeve të fundit mes Kosovës dhe Serbisë, si dhe për demokracinë. Përgjatë fjalimit z. Fischer, kabineti qeveritar qëndronte ulur pas tij, përderisa deputetët e opozitës ngritën dy parulla me këto slogane:

1. Ruaje shpinën z. President, gënjeshtarë të korruptuar janë ulur prapa teje!
2. Mjaft me kënaqjen e hegjemonisë së Serbisë!

Parullat e ngritura sot në Kuvend janë në vazhdën e aksioneve politike të organizuara nga deputetët e opozitës kundër marrëveshjeve të nënshkruara nga Kryeministri i Kosovës dhe Kryesministri i Serbisë në Bruksel, si dhe kundër regjimit shtypës gjysmë-autoritar që të instaluar në Kosovë. Që nga nënshkrimi i marrëveshjeve në Bruksel më 25 gusht, deputetët opozitar kanë dhënë dhjetëra argumente që shpjegojnë se këto marrëveshje e shkelin Kushtetutën dhe kanë efekte shkatërruese në Republikën e Kosovës, duke kontribuar në segregacion, darje territoriale dhe administrative te shtetit, dhe vendosjen e themeleve të “Republikës Serbe” brena Kosovës.

29 tetor 2015
Lëvizja VETËVNDOSJE!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>