Gazeta austriake “Der Standard” ka botuar një shkrim të cilin ia ka kushtuar situatës aktuale në Kosovë.
Në këtë shkrim, thuhet se Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës po japin qindra miliona euro në adresë të shtetit më të ri në Evropë, por ky vend nuk po e gjen zgjidhjen e problemit sesi të dilet nga korrupsioni.
Përfaqësuesi i BE-së Samuel Zbogar i ka thënë kësaj gazete se BE-ja i ka dhënë 70 milionë euro dhe SHBA-të mbi 20 milionë për të luftuar këtë dukuri në baza vjetore, transmeton gazeta Kosova Sot Online.
Por, këtë ndihmë “Der Standard” e quan të pashoqe, porse pos në luftimin e korrupsionit, përshkruhet se as në aspektin ekonomik Kosova nuk po gjen dalje nga kriza.
Si shpresë për rritjen ekonomike shihet privatizimi i “Brezovicës” por edhe këtu prestigjiozja austriake shkruan se po humbet durimi.
Si shpjegim për situatën, thuhet se janë negative edhe shifrat që BE-ja i jep për papunësinë në Kosovë, më 2014 thuhet se niveli i përgjithshëm i papunësisë ishte35 për qind derisa sipas gazetës 65 përqind e popullatës nga 15 deri në 24 vjeçar kurrë nuk e kanë pasur një punë.
(Kosova Sot)