Për shkak të mungesës së kuorumit kanë dështuar mbledhjet e dy komisioneve parlamentare, ai për Integrime Evropiane dhe ai për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri.
Në komisionin e parë do të bëhej shqyrtimi i raportit vjetor të punës së Komisionit për vitin 2015 dhe shqyrtimi i Planit të punës së Komisionit për vitin 2016.
Ndërsa, në të dytin do të diskutohej lidhur me Raportin e Performancës se Ndërmarrjeve Publike për vitin 2014 dhe shqyrtimi i Planit të punës së Komisionit të tremujorit të parë për vitin 2016. (rtk)