Një aksion i Policisë së Kosovës që u realizua dje në katër rajone të vendit, përfundoi me arrestimin e tetë personave dhe sekuestrimin e një sasie të madhe të mallrave të kontrabanduara.
Por, jo të gjithë të dyshuarit për kontrabandë janë arrestuar. Policia ka shpallur në kërkim dhjetë persona dhe ka lutur qytetarët që i shohin, që t’i lajmërojnë menjëherë.
Dhjetë persona të cilët dyshohet se janë të përfshirë në aktivitetet kriminale të kontrabandës me mallra, janë shpallur në kërkim nga Policia e Kosovës.
Shpallja e tyre në kërkim vjen pas aksionit që u zhvillua në katër rajone të vendit, përfshirë edhe veriun. Aty hasi edhe në probleme. Situata u tensionua shpejt.
Personat të cilët janë shpallur në kërkim janë:Reklamë
- Besim Zeqiri i lindur me 01.07.1985, fshati Kaqandolle-Mitrovicë
- Halil Sylejmani i lindur me 03.08.1965, Kqiq – Mitrovicë
- Festim Sylejmani i lindur me 14.02.1992, Kqiq – Mitrovicë
- Fitim Latifi i lindur me 05.04.1992, Kushtovë – Mitrovicë
- Milan Radisavljevic i lindur me 10.12.1972 – Zubin Potok
- Ilija (Vitomir) Vicentijevic dl.07.03.1969 në Mitrovicë e Veriut.
- Vehbi (Kadri)Hyseni dl.08.03.1978, lagjja Shipol Mitrovicë.
- Muhamet (Kadri) Hyseni dl. 25.02.1981, lagjja Shipol Mitrovicë.
- Muhamet (Sefedin) Vallqi dl.18.02.1994, lagjja Vaganicë Mitrovicë.
- Agron (Zenel) Novaj dl. 20.05.1982, në Pejë.
“Policia e Kosovës, fton të gjithë qytetarët që të mos bien pre e asnjë provokimi të mundshëm dhe njëkohësisht kërkon bashkëpunim në ofrimin e informacioneve me qëllim arrestimin e personave të dyshuar dhe sjelljes së tyre pranë organeve të drejtësisë.
Numrat kontaktues: 192, 038 550 999 ose pa pagesë në 0800 19999, të gjitha informacionet do të trajtohen në mënyrë konfidenciale”, thuhet në njoftimin e Policisë.
rtk