Dogana: Serbia vazhdon të jetë importuesi më i madh në Kosovë

dogana-e ksSerbia sikur në shumë sektor të tjerë solli probleme të shumta edhe në ekonomi, por mbeti importuesi kryesor i mallrave në Kosovës që nga pas lufta e deri në 2015. Ndër sfidat e kryesore për Doganën e Kosovës mbetet siguria në kufi, sidomos pas sulmeve në Paris, luftimi i kontrabandës, evazionit fiskal, si dhe mbledhja e të hyrave apo arritja e projeksionit.

Për këtë vit, Dogana e Kosovës ka mbledhur rreth 930 milionë euro, kurse projeksioni për vitin 2016 për këtë institucion i cili është burimi kryesor për mbushjen e buxhetit është 1 miliardë euro.

Dogana konform legjislacionit të Kosovës, sikurse në çdo vendkalim tjetër po arrin të bëjë kontrollin e mallrave edhe në dy pikat kufitare në veri. Në 2014 ishin inkasuar 4.5 milionë euro të hyra në Jarinje dhe Bërnjak, ndërsa në 2015, 3.7 milionë euro të hyra më shumë. Kështu ka deklaruar drejtori i Doganës së Kosovës, Lulëzim Rafuna në intervistën për KosovaPress, i cili thotë se pika e Doganore e Prishtinës prinë për mbledhjen e të hyrave të brendshme doganore, për arsye se shumica e bizneseve janë të fokusuara këtu.

Rafuna thotë se shteti fqinjë Serbia ende po vazhdon të jetë importuesi më i madh i mallrave në Kosovë, kurse sipas tij, prej shteteve evropiane në vendin e tretë është Gjermania dhe Italia në vendin e pestë.

Ka rënë kontrabanda e mallrave dhe evazioni fiskal në veri të Mitrovicës, meqë sipas drejtorit të hyrat doganore janë rritur për 80 milionë euro. Rafuna ka përmendur edhe shifrat e të hyrave në këto dy pika doganore.

Objektivi primar për Doganën në vitin 2016 do të jetë objektivi i mbledhjes së të hyrave, meqë do të ketë 6 për qind obligim për mbledhjen e të hyrave më shumë se në vitin 2015. Drejtori i Doganës thotë se objektiv tjetër mbetet ofrimi i sigurisë për qytetarët për arsye se tani kanë një rrethanë tjetër që është krijuar sidomos pas sulmeve në Paris.

Kurse, sa i përket të hyrave për 2015, Rafuna thotë se Dogana e Kosovës që nga themelimi saj, këtë vit qëndron suksesi më të madh në inkasimin e të hyrave. Në këtë periudhë janë arritur të realizohen 928 milionë euro, kurse projeksioni ka qenë 946 milionë.

Ai tha se vitin e kaluar Dogana e Kosovës ka mbyllë me 871 milionë, ndërsa këtë vit 946 milionë euro që i bie se do të ketë të hyra 9 për qind më shumë sesa vitin e kaluar. Sipas tij, për vitin e ardhshëm janë projeksioni për të hyra është 1 miliardë euro. Ai paralajmëroi se është ngritur akciza për cigaret dhe vendimi hynë fuqi nga 1 janari.

Rafuna thotë se prej të gjitha pikave kufitare në Kosovë, prinë qendra kryesore e Prishtinës për mbledhjen e të hyrave, pastaj, Ferizaj me Han të Elezit dhe si pikë e tretë Prizreni me Vërmicë.

Drejtori i Doganës thotë se janë të përkushtuar krijojnë siguri bizneseve të ndershme për hapësirë që në suaza të tregut të lirë të vepron konkurrenca e lirë. /KosovaPress/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>