Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe një ekip nga Holanda kanë njoftuar sot për projektin e portit të ri në Durrës, nga i cili projekt pritet të ndërtohet edhe “Dry port” në Prishtinë.
Rama e ka quajtur kryevepër projektin e “Portit të Thatë” në Prishtinë, zgjatim ky i projektit të portit të ri në Durrës, ndikimi i së cilës pritet të ketë shtrirje në të gjithë rajonin.
“Zgjatimi i portit të thatë në Prishtinë është kryevepër”, u shpreh Rama.
Iniciativa për “Portin e Thatë” në Prishtinë është i pari që pritet të realizohet dhe këtu pritet të jenë investime milionëshe.
Ekipi nga Holanda, i prirë nga Eric Schimdt gjatë prezantimit të projektit theksuan se “Dry port” në Prishtinë është pjesë e një zinxhiri të tërë logjistik, ndërsa theksoi se ishte interesant fakti kur panë të gjithë ato mundësi të zgjerimit të projektit.
I pyetur nga Rama se projekti i portit të ri në Durrës “Port of Durrës – Porto Romano” – “The Gateway to the Western Ballkans” praktikisht do të jetë edhe i Prishtinës, Schmidt tha po.
“Pra ju keni shtuar Prishtinën… shkëlqyer. Praktikisht, ky bëhet edhe port i Prishtinës”, tha Rama.
“Po”, u përgjigj Schmidt.
“…Por vet porti më vete është vetëm port.. por duhet konsideruar si një element i një zinxhiri të tërë logjistik….Këto ka mundësi të krijohet një port hyrëse në Ballkanin Perëndimor…”, tha Smichdt nga ekipi i Holandës.
“Saktësisht, ky ishte qëllimi….qysh prej fillimi e pamë që porti aktual ishte një rrëmujë e tërë, nuk kishte kapacitet për tu zhvilluar, nuk kishte lidhje”, tha Rama, duke shtuar se porti i ri do të ketë potencial, kapacitete dhe do të bëjë portë hyrëse në të gjithë Ballkanin Perëndimor.
Ndryshe, gjatë ditëve në vijim Telegrafi do t’ju njoftojë më në detaje rreth projektit, kur pritet të fillojë, në sa faza do të jetë ndërtimi, sa do të jetë shuma e investimeve e çështje të tjera. /Telegrafi/
Rama njofton për projektin rreth portit të ri në Durrës: Praktikisht ky bëhet edhe port i Prishtinës
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama së bashku me projektuesit holandezë kanë prezantuar sot siç e quajti ai projektin e portit të ri të Ballkanit Perëndimor në Durrës, e që do ketë një lidhje në Prishtinë.
Rama me një video të postuar në Facebook jep detaje nga ky projekt, ndërkaq praktikisht do të jetë edhe në Prishtinë, i njohur si “dry Port”.
“Mirëmëngjesi dhe nga zyra ku ka nisur dita me ustallarët holandezë, për projektin e portit të ri të Ballkanit Perëndimor në Durrës, si një ndër shtyllat e Vizionit #Shqipëria2030, ju uroj një fundjavë të mbarë”, shkruan Rama.
“Shkëlqyer…. praktikisht ky bëhet edhe port i Prishtinës?”, pyeti Rama.
“Po”, u përgjigjen holandezët, duke shtuar se porti duhet konsideruar edhe si port hyrës i Ballkanit Perëndimor. /Telegrafi/