Në kampusin universitar, në pjesën prapa rektoratit, ku po dyshohet për varrezë masive, kanë filluar gërmimet sot.
Prenk Gjetaj nga Komisioni Qeveritar për Persona të zhdukur ka thënë për KosovaPress se kanë filluar gërmimet lidhur me dyshimin për mbetje mortore që nga lufta e fundit në Kosovë.
Përmes telefonit, Gjetaj ka thënë për KosovaPress se akoma nuk dihet sa do të zgjasin gërmimet, pasi një gjë e tillë varet edhe nga vendi që gërmohet. /KosovaPress/