Edhe një viktimë nga COVID-19 në Kosovë

KlinikAutoritetet lokale të komunës së Gjilanit kanë njoftuar se nga koronavirusi i ri ka vdekur edhe një banor i kësaj komune.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, komuna e Gjilanit thotë se bëhet fjalë për pacientin I.M I lindur më 1957.

Sipas njoftimit, kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri i ka shprehur ngushëllime familjes duke e garantuar se gjithmonë do të jenë pranë tyre.

Sipas të dhënave të fundit, 2,878 është numri i përgjithshëm i të infektuarve nga koronavirusi në Kosovë. Prej tyre, 52 kanë vdekur dhe 1,577 pacientë janë shëruar.

Pas rritjes së numrit të rasteve të reja me koronavirus, Qeveria e Kosovës në mbledhjen e mbajtur të mërkurën, ka miratuar disa masa shtesë për të frenuar përhapjen e sëmundjes Covid-19, që shkakton ky virus.

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj prezantoi disa nga masat e reja, duke paralajmëruar se nëse ato nuk zbatohen, Qeveria e Kosovës, do të rikthejë masat rigoroze që rekomandohen nga Organizata Botërore e Shëndetësisë. Megjithatë, ministri Zemaj, nuk elaboroi se për çfarë masash rigoroze bëhet fjalë.

Masat e reja kundër koronavirusit :

Qeveria miraton masa të reja kundër Covid-19

Pas rritjes së numrit të rasteve të reja me koronavirus, Qeveria e Kosovës në mbledhjen e mbajtur të mërkurën, ka miratuar disa masa shtesë për të frenuar përhapjen e sëmundjes Covid-19, që shkakton ky virus.

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj prezantoi disa nga masat e reja, duke paralajmëruar se nëse ato nuk zbatohen, Qeveria e Kosovës, do të rikthejë masat rigoroze që rekomandohen nga Organizata Botërore e Shëndetësisë. Megjithatë, ministri Zemaj, nuk elaboroi se për çfarë masash rigoroze bëhet fjalë.

Ndërkaq, kryeministri Avdullah Hoti, ditë më parë kishte paralajmëruar rikthimin e masave të izolimit, nëse vazhdon trendi i rritjes së rasteve të reja me Covid-19.

Sipas vendimit të marrë gjatë mbledhjes së qeverisë, administrata duhet të reduktojë numrin e punonjësve, duke bërë që nga zyret të punojë vetëm stafi esencial.

Mbajtja e maskave, distanca fizike dhe higjiena personale janë obligative, si në institucionet shtetërore ashtu dhe në bizneset private, njoftoi ministri Zemaj, duke shtuar se inspektoratet sanitare dhe ato komunale, duhet të mbikëqyrin respektimin e masave.

Po ashtu, me qëllim të parandalimit të përhapjes së koronavirusit, nuk do të lejohet grumbullimi i më shumë se 50 personave në ambiente të hapura dhe të mbyllura dhe po ashtu në ceremonitë mortore duhet të marrin pjesë vetëm rrethi i ngushtë familjar.

Këto janë edhe disa masa tjera te miratuara sot nga qeveria kundër Covid-19:

  • Reduktimi i punonjësve në administratë vetëm në staf esencial dhe angazhimi i tyre me punë nga shtëpia. Përgjysmimi i personave në secilën zyrë në përputhje me manualin.
  • Të mbyllen zyret apo njësitë në të gjitha institucionet publike dhe bizneset private ku ka raste pozitive.
  • Për personat që kanë pasur kontakt personi që tashmë është i konfirmuar me Covid-19, zbatohen protokollet në fuqi.
  • Kontaktet duhet të vetizolohen për 14 ditë në shtëpi dhe nuk duhen të kenë asnjë kontakt gjatë kësaj periudhe.
  • Kontaktet këshillohen për monitorim të shëndetit për 14 ditë pas datës së fundit të ekspozimit dhe do të kërkojnë kujdes të menjëhershëm shëndetësor nëse shfaqin ndonjë simptomë: ethe, temperaturë, kollitje, vështirësi në frymëmarrje ose diarre.
  • Të gjitha rastet pozitive dhe kontaktet e tyre të mbikëqyren nga shtabet komunale, inspektorati, QKMF-të dhe organet e rendit.
  • Në mënyrë rigoroze të respektohen masat mbrojtëse e rekomanduara nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHPK).
  • Në mënyrë strike të respektohet distanca fizike, përdorimi i maskave, dezinfektimi dhe ajrosja e lokaleve, duke pamundësuar përhapjen eventuale të infeksionit dhe shmangien e përhapjes në ambiente të mbyllura.
  • Inspektoret sanitare të AVUK-ut dhe inspektoratet komunale të zbatojnë Ligjin për inspektorate dhe Ligjin për parandalimin e sëmundjeve ngjitëse dhe të merren masa në rast të moszbatimit eventual të rekomandimeve të IKSHPK.
  • Punëtorët shëndetësorë t’i përmbahen rekomandimeve të Institutit në përdorimin e masave mbrojtëse, duke ruajtur kështu shëndetin e tyre, pacientëve dhe të gjithë qytetarëve të vendit.
  • Bartja e maskave të jetë obligative. Punonjësit, ashtu edhe palët të mbajnë maskë, të respektohet distanca prej 2 metrash në pritje në radhë, me mundësi të pritjes në ambient të jashtëm sipas manualit për luftimin e Covid-19.
  • Kontroll rigoroz i bartjes së maskave në hyrje të çdo institucioni.
  • Bartje e obliguar e maskës në transportin publik, taksive, si të punonjësve ashtu edhe të udhëtarëve. Të respektohet distanca, ajrosja natyrale, hapja e dritareve dhe dezinfektimi i automjeteve së paku dy herë në ditë.
  • Ndërprerja e aktiviteteve në sektorin e institucioneve përkatëse të listuar sipas gjurmimit aktiv epidemiologjik.
  • Bartja e obligueshme e maskave nga policët.
  • Ndalimi i vizitave të familjarëve të pacientëve në institucionet shëndetësore. Lejohet vetëm një person sipas nevojës.
  • Reduktimi i operacioneve efektive në institucione shëndetësore.
  • Ndalohet grumbullimi në hapësira të mbyllura dhe të hapura për më shumë se 50 persona.
  • Në veçanti, veprimtaritë tregtare, marketet, furrat, barnatoret dhe gastronomia, janë të obliguar të bartin maska dhe qasje të lehtë dhe të vazhdueshme në përdorimin e dezinfektuesve.
  • Ceremonitë mortore të organizohet vetëm nga rrethi i ngushtë familjar.
  • Ministria e Shëndetësisë dhe IKSHPK do të përcjellin gjendjen dhe nëse rëndohet situata atëherë do të kërkohet rikthimin i masave rigoroze të rekomanduara sipas OBSH-së.

Sipas të dhënave të fundit, 2,878 është numri i përgjithshëm i të infektuarve nga koronavirusi në Kosovë. Prej tyre, 51 kanë vdekur dhe 1,577 pacientë janë shëruar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>