Fjalimi i sotëm i Kryetarit të VETËVENDOSJE!-s, Visar Ymeri

Visar Ymeri parlamentKa një Lëvizje shoqërore jashtë që insiston në largimin e këtij regjimi. Një lëvizje e qytetarëve sovran, pa bishta.

205 mijë qytetarë të peticionit, qindra mijëra qytetarë të protestave, shoqëria civile, intelektualët, i kanë shpallur “Zajednicën” e demarkacionin të vdekura.

Gjykata Kushtetuese e ka shpallur këtë regjim antikushtetutes.

Ju qytetarë e keni shpallur këtë regjim jo legjitim, antidemokratik, antirepublikë.

Prandaj regjimin Mustafa Thaçi nuk do ta lejojmë të sillet si qeveri e Republikës.

Ky regjim sundimtarësh po mundohet ta mbajë veten dhunshëm në këto karrige.

Po mundohet dhunshëm ta mbajë shtetin të kapur.

Po mundohet dhunshëm të mbajnë seanca për ta vazhduar kapjen e shtetit, deri në majën e tij, deri në Presidencë.

Deputetët po i kidnapojnë, arrestojnë e mbajnë burgjeve. Aktivistët po i përndjekin e mbajnë burgjeve, po i rrahin nëpër maune e stacione policore.

Fshihen prapa policisë, e keqpërdorin atë duke e ndërsyer kundër popullit, fshihen prapa saj. E gjuajnë gurin dhe nuk kanë guxim ta tregojnë dorën.

Kjo qeveri nuk ka qenë kurrë. Ka filluar si regjim dhe përfundoi si regjim. Por ama ky është fundi i saj.

Regjim më nuk ka. Këtë duhet ta kuptojnë Isa dhe Hashimi. Këtë duhet ta kuptoni të gjithë ju këtu në sallë.

Sepse populli e ka kuptuar këtë shumë më herët se ju.

 

19 shkurt 2016
Grupi Parlamentar i Lëvizjes VETËVENDOSJE!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>