Fjalimi i Visar Ymerit në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës

VisarTash e sa kohë përballemi me dy lloj uzurpimesh të territorit, tokës, e pronës në Kosovë.

Në njërën anë ky regjim koncesionarësh i krijon Zajednicë Serbisë, i fal toka Malit të Zi, ndërsa në anën tjetër pjesën e mbetur e ndajnë mes vete.

Kjo është e vërteta e këtij vendi – i cili do të duhej të ishte Republikë e qytetarëve, por u shndërrua në plaçkë të pushtetarëve.

Tash, 17 vite pas, filluan aksionet e policisë. Kemi parë një sërë arrestimesh, bastisjesh e çlirimesh të pronave të uzurpuara.

Këto prona të uzurpuara të stërshitura janë hajni e kulluar e pasurisë së popullit të Kosovës.

Opinioni publik u përqendrua te dy emra të përveçëm: Azem Syla në njërën anë, e Bedri Selmani në anën tjetër.

Kështu po mëtohet të krijohet përshtypja se lufta kundër krimit e korrupsionit ka marrë hov.

Çlirimi i pronave të uzurpuara e arrestimi i uzurpatorëve është i domosdoshëm.

Por mos të mendojmë se ky është luftim i krimit. Kjo fushatë më shumë I ngjanë shpërlarjes së kryekriminelit.

Krimi e korrupsioni luftohet nga koka e jo nga bishti.

E kokën e tij e kemi në krye të Kuvendit. Kadri Veseli po sillet sikur ky e inicioi këtë luftë kundër krimit e korrupsionit. Sikur ky e nxiti çlirimin e pronave të uzurpuara.

Pra po do të paraqitet sikur ky po e shpëton Kosovën.

Çfarë ironie. Koka e ShIK-ut që e ka zaptuar, uzurpuar e kapur Republikën e Kosovës, tash po paraqitet sikur shpëtimtari i saj.

Nuk ka rrezik më të madh për një vend se sa instalimi i kreut të nëntokës në krye të shtetit.

Dhe kur po ky ka bashkëpunëtorë gjithandej në institucione. Sikur në Qeveri. Tash e 1 vit e gjysmë të kësaj qeverie krejt çfarë kemi parë është intensifikimi i kapjes së shtetit nga Isa Mustafa me shokë. Bashkëpunimin në uzurpim që kishte ndodhur në terren tash e kanë instaluar edhe në qeveri.

A është e çuditshme? Aspak.

E vërteta e plotë e Kosovës së pasluftës është e vërteta rreth 3% dhe Vendlindjes thërret. Vjedhja e këtyre fondeve nga Isa me shokë e Kadriu po ashtu me shokë e kanë pamundësuar edhe demokracinë, edhe zhvillimin, edhe tregun në Kosovë.

Kjo klikë kriminelësh duhet luftuar e duhet ndalur. Këtë do a bëjmë këtu në Kuvend, jashtë tij me qytetarët, çdo kund dhe në çdo kohë.

Kriminelët nuk do të fitojnë.

Lëvizja VETËVENDOSJE!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>