Hahn në Beograd, bisedime për dialogun dhe anëtarësimin

hahnKomisioneri Europian i zgjerimit dhe politikave të fqinjësisë së mirë, Johannes Hahn viziton sot Serbinë ku do të takohet me drejtues më të lartë shtetëror, përfshirë presidentin serb, Aleksandar Vuçiç e kryeministren Ana Brnabic.

Temë qëndrore e bisedimeve të zyrtarit të lartë europian në Beograd pritet të jetë Kosova, gjendja në Ballkanin Perëndimor si dhe avancimi i Serbisë drejt anëtarësimit në BE, me fokus të veçantë në kapitujt 23 dhe 24, të cilët kanë të bëjnë me të drejtat e jeriut dhe ndërtimin e shtetit ligjor.

Komisioneri e ka bërë të qartë se do ta nxisë Beogradin të përfitojë plotësisht nga prespektiva europiane, të implementojë reformat e sundimin e ligjit e të normalizojë marrëdhëniet me Prishtinën. Tani që në Kosovë është zgjedhur qeveria e re, Brukseli shpreson që negociatat të hyjnë sërish në brazdë pas një periudhë të gjatë paqartësish.

Ramush Haradinaj mori të hënën zyrtarisht detyrën nga paraardhësi i tij, Isa Mustafa, i cili nuk përfundoi mandatin e plotë katër vjeçar si kryeministër i Kosovës. Në një prononcim për gazetën serbe “Vecernje Novosti”, Hahn e vlerësoi iniciativën e Vuçiç për fillimin e dialogut të brendshëm për Kosovën duke e përshkruar si një “lëvizje të guximshme dhe të mirëpritur”.

Ai nënvizoi sërish se normalizimi i marrëdhënieve Kosovë- Serbi mbetet pjesë kyçe e negociatave për anëtarësimin e Beogradit në BE duke qënë se kontribuon në ruajtjen e paqes dhe anëtarësimin e Beogradit në BE, duke qënë se kontribuon në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në rajon dhe garanton mbrojtje të të drejtave të të gjithë qytetarëve.

/ Top Channel

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>