Hamiti ndërprenë seancën, kryesia vendos të hënën

Kuvendi ksNënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Sabri Hamiti është detyruar ta ndërpresë seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës për shkak të protestës së opozitës në Kuvend.

Hamiti vendosi për një pushim dhjetë minutësh, por pas pak doli dhe njoftoi që seanca e sotme ka përfunduar.
“Seanca e sotme ka përfunduar. Kryesia e Kuvendit vendos të hënën për seancën e ardhshme të Kuvendit”, ka thënë ai.

Kjo erdhi pasi opozita nuk lejoi Hamitin që të hedh në votim kërkesën e kryeministrit Mustafa që të mos raportojë sot por më 22 shtator lidhur me marrëveshjet e arritura në Bruksel.

Opozita kërkonte që kryeministri Mustafa të raportojë sot para deputetëve, pasi që ky raportim ka qenë kërkesë e vet kryeministrit.

Kryesia e Kuvendit vendos të hënën për seancën e ardhshme të Kuvendit.

Aida Dërguti zë karrigen e kryetarit të Kuvendit

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Aida Dërguti është ulur në karrigen e drejtuesit të seancës së sotme në Kuvendin e Kosovës.

Ajo këtë veprim e ka bërë posa kryesuesi Sabri Hamiti ka dhënë 10 minuta pushim për të vazhduar me votimin që LDK-ja dha për shtyrje të seancës me kërkesë të kryeministrit.

Por partitë opozitare e kanë kundërshtuar këtë propozim duke pamundësuar ecurinë e seancës.

Ata e kanë rrethuar kryesuesin Sabri Hamiti duke e penguar që të vazhdojë me kryesimin.

Hamiti ndërprenë seancën: Këta zotërit po duan të rrinë këtu

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Sabri Hamiti ka ndërprerë seancën për dhjetë minuta për shkak se nuk po iu lejohet nga opozita, kryesisht Vetëvendosje që të vazhdojë seancën e Kuvendit të Kosovës

Derisa Hamiti filloi të hedh në votim kërkesën e kryeministrit për t’u shtyrë raportimi i tij para deputetëve, opozita doli duke mos lejuar Hamitin të vazhdojë seancën. Ata ia morën edhe mikrofonin, derisa Hamiti tentoi disa herë që të vazhdoi seancën.

“Dhjetë minuta pushim sepse këta zotërit po duan të rrinë këtu”, ka thënë ai.

Opozita bllokon Hamitin, pamundëson mbajtjen e seancës

Deputet të opozitës kanë ka reaguar duke mos lejuar kryesuesin e seancës, Sabri Hamiti që të vazhdojë seancën e sotme në Kuvendin e Kosovës.

Ata reaguan pasi Hamiti deshi ta hedhë në votim kërkesën e kryeministrit Isa Mustafa që raportimi i tij në Kuvend të bëhet më 22 shtator.

Vetëvendosje pamundëson mbajtjen e seancës

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Glauk Konjufca ka kundërshtuar kërkesën e kryeministrit Isa Mustafa që diskutimi për marrëveshjet e Brukselit të shtyhet për seancën e ardhshme.

“Kryeministri thotë se nuk e ka Hashim Thaçin këtu. Isa Mustafa edhe vetë po dyshon a është kryeministër apo jo. Ai po fshihet pas Hashim Thaçit i cili nuk ndodhet këtu, por është në Londër”, tha Konjufca.

“Do ta pamundësojmë vazhdimin e mëtejmë të seancës nëse kryeministri nuk vjen. Nuk kemi ardhë me fol këtu për marka tregtare , kur po na shkojnë 30 përqind të territorit”.  (rtk)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>