Me thirrjet e familjarëve për më shumë trysni mbi Serbinë për ndriçimin e fatit të zhdukurve gjatë luftës në Kosovë, sot u hap java kushtuar personave të zhdukur. Kosova shënon më 27 prill ditën kombëtare të të zhdukurve ku edhe 19 pas luftës nuk dihet asgjë për fatin e mbi 1 mijë e 600 personave, pjesa më e madhe e të cilëve të përkatësisë kombëtare shqiptare. (voa)