Ibishi: Plani ishte për atentat ndaj Kurtit dhe një opozitari serb

kurtiKryeministri Albin Kurti, pas mbërritjes në Prishtinë, tërthorazi e konfirmoi se ndaj tij ka plane për atentat. Ai tha se këto kërcënime, rrënjët i kanë në Beogradin zyrtar. Ndërkohë, njohës të çështjeve të sigurisë konfirmojnë për RTK-në një kërcënim të tillë, duke shtuar se në shënjestër ishte edhe një opozitar serb, në mënyrë që vëmendja të shpërndahej.

 

Planin e atentatit të publikuar nga RTK, e konfirmon edhe njohësi i çështjeve të sigurisë në Kosovë, Nuredin Ibishi. Ai thotë se organizimi I tentim vrasjes së Kurtit është bërë nga shërbimi sekret serb në bashkëpunim me shërbimet ruse.

“Ishte një organizim serioz nga BIA serbe në bashkëpunim me Rusin dhe disa ekstremist në Maqedoni që të bëhet grushtet pasi që kryeministri Kurti morri pjesë në takim të partive Socialiste dhe ka pasur tentativa e të vrasjes së një lideri opozitar të Serbisë që të bëhet një sistem jo i fokusuar vetëm në kryeministrin”, tha Ibishi.

Sipas Ibishit, duhet pasur shumë kujdes pasi shërbimet serbe dhe ruse duket që janë vënë në funksion. Ai e quan përpjekjen më serioze të këtyre shërbime, eliminimin e liderëve politikë të Kosovës.

Gjatë ditës, Policia e Kosovës nuk ka pranuar të deklarohet në lidhje me këtë çështje.

Ndërkohë, Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë së Veriut deklaroi se gjatë vizitës së kryeministrit Kurtit në Shkup, nuk ka pasur tentim për vrasjen e tij. Në njoftim thuhet se organet e sigurisë, kanë ndërmarrë masat sipas rregullave të paracaktuara dhe vlerësimeve të nevojshme.

Megjithatë, gjatë ditës, kjo ministri kishte njoftuar opinionin  për bllokim të disa rrugëve në Shkup, duke e cilësuar si regjim të posaçëm trafiku, në qendër dhe më gjerë në rajonin e Shkupit.

E pasi u kthye nga Maqedonia e Veriut, kryeministri i Albin Kurti, konfirmoi kërcënimet për atentat ndaj tij. Ai deklaroi se ka shumë kërcënime nga strukturat e Serbisë.

“Unë kam mësuar se ka shumë kërcënime nga individë e struktura të cilët i kanë rrënjët e tyre në Beogradin zyrtar. Mirëpo unë porsa erdha nga Shkupi këtu, nuk jam ndjerë i rrezikuar, veçse kam parë që kishte shumë forca policore të cilët u kujdesen për këtë mbledhjen që e mbajtëm në Shkup me këto partitë socialdemokrate”, tha Kurti.

rtk

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>