IKShPK: prej 1555 mostrave kemi 524 raste pozitive, 12 të vdekur dhe 566 të shëruar!

kontaktetGjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.555 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 524 raste pozitive. Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 198 raste, Pejë 38 raste, Podujevë 37 raste, Fushë-Kosovë 36 raste, Ferizaj 26 raste, Lipjan 21 raste, Drenas 20 raste, Mitrovicë 18 raste, Gjilan 15 raste, Obiliq 15 raste, Vushtrri 15 raste, Istog 12 raste, Viti 11 raste, Klinë 8 raste, Gjakovë 6 raste, Kamenicë 6 raste, Prizren 6 raste, Rahovec 6 raste, Deçan 5 raste, Malishevë 5 raste, Shtime 5 raste, Skenderaj 5 raste, Dragash 2 raste, Hani i Elezit 2 raste, Shtërpcë 2 raste, Suharekë 2 raste dhe me nga nje rast komunat Novobërdë dhe Ranillug.
Brenda 24 orëve janë raportuar 12 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 2 raste (78, 71 vjeç), Gjilan 2 raste (80, 75 vjeç), Viti 2 rast ( 75, 62 vjeç), Mitrovicë 1 rast ( 75 vjeç), Vushtrri 1 rast (75 vjeç), Klinë 1 rast (81 vjeç), Kamenicë 1 rast (48 vjeç), Gjakovë 1 rast (84 vjeç), Podujevë 1 rast ( 72 vjeç).
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 566 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 33.064 raste, kurse numri i rasteve aktive është 11.868.
Numri total i rasteve pozitive është 46.118 raste nga 161.907 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.186 raste të vdekjes.
Mbuloni gojën dhe hundën me maskë!
Mbani higjienën!
Respektoni distancën!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>