IKShPK : prej 448 mostrave 111 raste pozitive, 10 të vdekur dhe 159 të shëruar!

Covid-19-Klinika-Infektive-PrishtineInstituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës njoftoi se gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 448 mostra të marra nga ShSKUK, gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren dhe laboratorët private, prej të cilëve rezultojnë 111 raste pozitive.
Brenda 24 orëve janë raportuar 10 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv.
Numri total i rasteve pozitive është 12.448 raste nga 47.355 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 467 raste të vdekjes.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 159 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 8.505 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.476.
Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 25 raste, komuna Pejë 13 raste, komuna Gjilan 10 raste, komuna Gjakovë 7 raste, komuna Mitrovicë 7 raste, komuna Vushtrri 6 raste, komuna Ferizaj 5 raste, komuna Drenas 4 raste, komuna Obiliq 4 raste, komuna Podujevë 4 raste, komuna Fushë Kosovë 3 raste, komuna Klinë 3 raste, komuna Rahovec 3 raste, komuna Skenderaj 3 raste, komuna Deçan 2 raste, komuna Malishevë 2 raste, komuna Prizren 2 raste, komuna Viti 2 raste dhe me nga një rast komunat Istog, Kamenicë, Kaçanik, Lipjan, Novobërdë dhe Shtime.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>