Importi i Kosovës nga Serbia 431.7 milionë dollarë, eksporti 24.7 milionë

Bilanci tregtarOda Ekonomike e Kosovës dhe Oda Ekonomike e Serbisë dje bashkërisht kanë dërguar një letër reaguese në Bashkimin Evropian dhe tek ambasadat e vendeve të Quintit në Prishtinë e në Beograd.

Me këtë letër, siç ka transmetuar Koha.net shkrimet e medieve serbe, është kundërshtuar përmbysja e kamionëve të Serbisë në Kosovë nga aktivistë të Vetëvendosjes. Njëkohësisht, me letër, është kërkuar ndihmë nga faktorë ndërkombëtarë që të dënohen e të ndalohen këto akte, të cilat, sipas dy odave, pengojnë qarkullimin e lirë të mallrave.

Medie të Beogradit, paralelisht me këtë publikim, kanë botuar edhe një pasqyre të këmbimeve të vjetme tregtare dhe ekonomike ndërmjet Kosovës e Serbisë, përkatësisht Serbisë qendrore dhe Kosovës, siç thonë për të mos e ndarë Kosovën nga Serbia.
Siç shihet nga pasqyra e publikuar në “Politika” të Beogradit dhe siç është thënë shpesh edhe nga Agjencia e Statistikave të Kosovës, këmbimi është në përmasa katastrofale në dëm të Kosovë.

Kështu vjet, nga Serbia në Kosovë kanë hyrë mallra me vlerë 431.7 milionë dollarë, ndërsa nga Kosova në Serbi kanë shkuar mallra me vlerë vetëm 24.7 milionë dollarë.
Këmbimi i përgjithshëm ndërmjet Serbisë e Kosovës, të cilën Serbia e njeh vetëm për të eksportuar në të, është 456.4 milionë dollarë. (koha)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>