Intervistë|| Televizioni shtetëror slloven për Albin Kurtin: I bindshëm, interesant, i qartë

albin kurtiGjatë qendrimit të shkurtër të Kurtit në Lubjanë te Sllovenisë ka ngjallur interesim të shumtë medial dhe atje janë publikuar intervista në te gjitha mediat kryesore.

“Bashkëbisedues tejet interesant, i bindshëm në qëndrime, i qetë dhe tejet i qartë, i fokusuar në Evropën Juglindore, një anglisht folës i përkryer, me shumë të dhëna prezantoi Vetëvendosjen dhe kundërshtimin e thekshëm të saj kundër marrëveshjes me Beogradin, “Zajednicën” (Bashkësinë e komunave serbe në Kosovë) dhe pushtetarëve në Kosovë, kështu e kanë cilësuar Kurtin në mediat sllovene.

Kjo është intervista e plotë:


 

Albin Kurti: »Gazin lotsjellës të hedhur në rrugë, ia kthyem qeverisë në parlament”

Bashkëbisedim me deputetin dhe ish udhëheqësin e Vetëvendosjes.

Lubjanë, 13 mars 2016

Çka fshehët pas traditës të panatyrshme në Kosovë – hedhja e gazit lotsjellës ne mbledhje të Kuvendit? “ Nëse serbët janë të mësuar të luftojnë, ne si shqiptarë jemi të mësuar demonstrojmë.”

Kundërshtimet ndaj Serbisë dhe përfaqësuesve të Beogradit në Kosovë- “Zajednicës”. Ende e pa krijuar, Bashkësia e komunave Serbe në Kosovë mbetet pengesë në shtetin më të ri të Evropës. Nga marrëveshja historike Prishtinë -Beograd në Bruksel, e nënshkruar me 25 gusht të vitit të kaluar Kosova drithëron nga kriza e thellë politike. Atë e shënojnë dy çështje: demonstratat masive  dhe hedhja e vazhdueshme e gazit lotsjellës në Kuvend, vetëm e vetëm, për t’u parandaluar realizimi i marrëveshjes të mbështetur nga BE në mes qeverisë së Isa Mustafës dhe Aleksandër Vučićit.

Tetë vite pas pavarësisë në udhëkryq

Në fokus të betejës së Opozitës së bashkuar kundër marrëveshjes së nënshkruar me 25 gusht dhe “Zajednicës”, Albin Kurti luan rol kyç. Deputeti dhe para disa kohësh udhëheqësi i lëvizjes opozitare, ish kryetari i komisionit për marrëdhënie me jashtë në Kuvendin e Kosovës.  Të enjten Kurti me ftesë të IFIMES (Institutit ndërkombëtarë për Lindje te afërt dhe Ballkan” mbajti ligjërate) në Lubjanë, “Tetë vite pas shpalljes së pavarësisë Kosova sot – në udhëkryq”, shtoi Kurti.

Bashkëbisedues tejet interesant, i bindshëm në qëndrime, i qetë dhe tejet i qartë, i fokusuar në Evropën Juglindore, një anglisht folës i përkryer, me shumë të dhëna prezantoi Vetëvendosjen dhe kundërshtimin e thekshëm të saj kundër marrëveshjes me Beogradin, “Zajednicën” (Bashkësinë e komunave serbe në Kosovë) dhe pushtetarëve në Kosovë . “Pas viteve të krizës, tani është në krizë edhe qeveria”, ishte decid deputeti 39 vjeçar, për të cilin edhe përkundër rinisë së tij, është një e kaluar 20 vjeçare e vrullshme e karrierës politike (më tepër nën fotografinë e dytë)

Teksti nën fotografi të dytë: Albin Kurti lindi në vitin 1975 në Prishtinë, në botën paralele në Kosovë u ndërthur politikisht në betejën e shqiptarëve nga Kosova. Si udhëheqës i Unionit të pavarur në vitet 1997 dhe 1998 udhëhoqi demonstratat masive studentore kundër regjimit represiv të Miloševićit . Në kohë kur Adem Demaqi, mentor i tij, u bë udhëheqës politik i UÇK-së, Kurti u bë pjesë e kabinetit të tij. Gjatë luftës në Kosovë, në kohën e bombardimeve të NATO-s, e arrestuan dhe  e torturuan forcat policore serbe. Ne vitin 2000, në gjykatën e Nishit e dënuan 15 vite me burg, për
“ shkatërrim të RF të Jugosllavisë, komplot me armikun dhe aktivitete të lidhura me terrorizëm” . Shumicën e kohës ishte i burgosur në Požarevac , ne vendlindjen e Miloševićit. Krejtësisht në burg qëndrojë 27 muaj; 15 muaj nën regjimin e Miloševićit dhe 12 muaj nën atë të Koštunicës. . “ Në burg kam mësuar mirë gjuhën serbe, mbase nuk kishte tjetër çfarë të lexohej në gjuhë tjera, e kohë kisha “përkrye kreje” . Foto Reuters 

“Zajednica” dhe kufiri me Mal të Zi janë shkas për demonstrata

Në vitin 2017 janë të parapara zgjedhjet lokale, kurse në vitin 2018 ato parlamentare, mirëpo në besojmë se sivjet do të shkojmë në zgjedhje të parakohshme. Ku edhe do të fitojmë” tha në funde të ligjëratës “Kosova në Udhëkryq”, Kurti përmblodhi në pika të shkurtra thelbin e veprimtarisë  së Opozitës së bashkuar dhe Vetëvendosjes, duke i parashikuar, trashëgimtares së shtatë të ish Jugosllavisë, pranverë dhe verë të bujshme. Demonstratat e fuqishme janë të parapara me datën 26 mars.

Zgjedhjet e parakohshme janë kërkesë e opozitës kosovare për të kundërshtuar realizimin e “Zajednicës” në veri të Kosovës, si dhe demarkacionit me Mal të Zi, peticionin me këto kërkesa në vitin e kaluar e kanë nënshkruar 200. mijë banorë të Kosovës.

“Bosnjëzimi” e shpie shtetin serb në Kosovë

Kosova, sipas mendimit të Kurtit ka dy vështirësi të mëdha. E para është ndarja e qytetit të Mitrovicës me rrethinë përmes të lumit Ibër, kurse tjetra është papunësia. Fajin për vështirësinë e parë ia mveshë Serbisë, kurse për tjetrën, faji, sipas mendimit të tij, është “politika neoliberale e ekstremeve të tregut dhe privatizimi brutal”

“ Për këtë shkak ne si opozitë e kundërshtojmë qeverinë dhe thërrasim në zgjedhje të parakohshme, sepse duam të parandalojmë “bosnjëzimin” e Kosovës. Për të parandaluar depërtimin e shtetit Serb në Kosovë siç ka nopdhur në Bosnje dhe Hercegovinë me Republika Srpska”, e qiti në pah Kurti bindjen e opozitës kosovare për marrëveshjen e mbikëqyrur nga BE, e cila e sjell këtë e që në Bosnje dhe Hercegovinë u arrit me luftë.

Dy vite pengojnë themelimin e “Zajednicës”

Zgjedhjet e lokale në Kosovë në të cilën për herë të parë morën pjesë edhe serbët nga Veriu i Kosovës ishin në nëntor të vitit 2013, e që ishte si parakusht për themelimin e Bashkësisë së Komunave serbe ne Kosovë, e cila nuk është themeluar ende. Çështja duket se ishte harmonizuar në Bruksel mirëpo Kuvendi i Kosovës për shkak të bojkotit të opozitës kosovare nuk mundë të miratojë ligjin e pranuar i cili do të mundësonte atë.

Në anën tjetër BE e hidhëron kryeministri AleksandarVučić, i cili pohon se 36 nga 49 pika të negocimit me Serbinë janë të pa pranueshme. Pikat mbështeten kryesisht ne rregullimin e marrëdhënieve me Kosovën siç pohon Vučići. Për Serbinë janë të papranueshme sesa pranimi i vetë Kosovës.

Provuam me mënyra tjera, pastaj e gjetëm gazin lotsjellës

Mediat e ndryshme dhe organizatat na qepin etiketa të ndryshme, që së pari të shikojnë etiketën. Aspak nuk ka rëndësi vetëm etiketa që ta qepin, por edhe kush ta qep atë etiketë. Pikërisht për këtë ne nuk na dëgjojnë.  Çdo herë kur kundërshtojmë planet e qeverisë së Serbisë , , ne na akuzojnë se jemi kundër serbeve. Ne nuk jemi kundër serbëve por është Serbia kundër nesh”, shtoi Kurti se shumica po i mbyll sytë për mesazhin dhe kërkesat e opozitës.

Gjatë debatit Kurti nuk i iku pyetjes se a është hedhja e gazit lotsjellës mjet demokratik . “Kemi provuar edhe mjete të tjera, me fishkëllime, vezë të prishura. Pastaj e kemi zbuluar gazin lotsjellës. Gazin lotsjellës nga rruga e kemi marrë dhe u kemi lëshuar qeverisë në Kuvend. Tërë gazin lotsjellës që e hedhim, e mbledhim nga policia që e hedhë në protestues me qindra kanaçe për t’i larguar demonstruesit, kur mbi protestues hedhet si re ai gaz. Kurrë nuk kemi  dëgjuar se qeveria është shqetësuar për shëndetin e njerëzve të thjeshtë. Kur e kanë provuar ata vetë atë gaz lotsjellës, e ne Kuvend janë njerëzit më të pasur të Kosovës, atëherë ishte “këngë “tjetër.

Tetë herë gaz lotsjellës, tri herë demonstrata masive

Po, ne i shkelim ligjet por këtë e bëjmë për shkaqe të mëdha. Hedhja e gazit lotsjellës nuk është mënyrë  demokratike, por nuk na mbetet tjetër. Ne nuk hedhim gaz lotsjellës për të plagosur ndonjërin. Vetë ne si opozitë  më se shumti vuajmë prej tij. Pra pengojmë procedurën për miratim të marrëveshjes të cilën edhe Gjykata Kushtetuese e ka cilësuar si jokushtetuese” është tejet i bindur në pohimin e tij Kurti.

Pikërisht të enjten kur ishte Kurti në Lubjanë, opozita e bashkuar edhe herën e tetë hodhi gaz lotsjellës në Kuvendin e Kosovës. (“Sot për herë të parë kam arsye për mungesën që nuk isha atje”) .

Në Kosovë, në gjashtëmujorin e fundit kishte tre demonstrata të fuqishme. Dy të fundit ishin më masive nga periudha e pas luftës 1998/1999. Vetëvendosja dhe aleatet e saj ndërtojnë besimin në vendimin e Gjykatës Kushtetuese ku shumica e neneve dhe kapitujve sa i përket marrëveshjes së Brukselit ishte në kundërshtim me  Kushtetutën.

Mbi trekëndëshin BE – Serbi -Rusi“Qellimi i BE është që Serbia të jetë më fuqishme me ndikim të theksuar ne fqinjësi të sajë, ne mënyrë që ti mënjanohet ndikimit së Rusisë. Në njërën anë Serbia forcon rolin e vetë ne shtetet fqinje; nëpërmes Republika Srpska ne Bosnje dhe Hercegovinë, me mbështetjen e opozitës në Mal të Zi, “Zajednicës” në Kosovë, kurse ne Maqedoni kanë qeverinë e cila është e favorshme për të. Kurse në anën tjetër nuk e shoh largimin e Serbisë nga Rusia.

Rusia e dobët ne Ballkan është qellim tejet i mirë, sepse rajoni është më i sigurtë pa ndikim të madhë të Rusisë.Kurse llogarinë nuk duhet të paguajmë ne shqiptarët në Kosovë, as kroatët e as boshnjakët. Vladimir Putin pa reshtur, së paku një herë ne muaj  e përmend Kosovën dhe e krahason atë me Krimen”

“Jo dialog për pajtim, por dialog për zhvillim”

“Me serbë është e mundur të jetohet dhe të punohet edhe jashtë hegjemonisë së Beogradit. Ne nuk na nevojitet dialog i mbyllur ne mes përfaqësuesve të qeverisë në Bruksel, por na duhet bashkëbisedim demokratik mbi zhvillimin. Për marrëdhënie normale duhet të ndryshohet Serbia dhe jo Kosova. Në Kuvend nuk janë përfaqësuesit e serbeve të Kosovës por janë 10 përfaqësueses të Beogradit”, tha Kurti, udhëheqësi parë i Lëvizjes Vetëvendosje i cili njëkohësisht mbështet dialogun me serb lokal, me fshatarësi, student dhe jo vetëm në politikë: “Jo nga lartë poshtë, por nga poshtë lartë. Ne nuk na nevojitet dialog për pajtim, por dialog për zhvillim dhe progres”.

Të burgosur tetë deputet të opozitës

Kosova nuk është shtet demokratik, sepse ka të burgosur politikë. Qeveria është e zhgënjyer me popullin e vet. Për peticion, për demonstrata dhe për opinione publike . Sipas anketave të fundit, 71% e banorëve të Kosovës është kundër “Zajednicës” sepse janë të zhgënjyer., e tash qeveria dhe policia e kërcënojnë popullin. Në këtë moment kemi mbi dhjetëra aktivist të burgosur. Në burg janë gjashtë deputet tonë dhe dy nga partitë tjera opozitare”. Kurti përmendi represionin qeveritar për këtë shkak ai nuk beson se demokracia në Kosovë ka pasur sukses.

Nuk duam të jem të veçantë, duam gjykata normale”

Kështu e vë në pikëpyetje çështjen e pavarësisë gjyqësore si dhe shpalimin e krimeve nga periudha e ndarjes së Kosovës nga Serbia. “Shumë gjatë na kanë trajtuar si të veçantë. Ne na duhen gjykata normale dhe vendore. Në Kosovë kishim UNMIKUN (misionin e KB për Kosovë), tani kemi ende EULEX-in (misionin e BE në Kosovë) kemi gjykatën e Hagës për krime lufte në ish Jugosllavinë, pse duhet të kemi edhe një gjykatë të posaçme? Kishte  të kryera krime individuale ndër serbet lokal, por me këto do të duhej te merren gjykatat vendore me ndihmën e eksperteve ndërkombëtarë

“Nëse nuk kemi ujë nëpër shtëpi, ka topa uji kundër demonstruesve”

Edhe përkundër vështirësive dhe tezës se Kosova është në udhëkryq, Kurti rezervon optimizëm mbase jemi shtet i ri dhe kemi mundësi të mëdha. “Natyrisht, udhëkryqi nuk është kërcënim. Por mundësi për çështje të reja. Kosova serish zgjohet, ndryshimi demokratik i vërtetë vjen nga poshtë lartë dhe pikërisht kjo është duke ndodhur. Nëse jo tjetër gjë: edhe pse nuk kemi ujë të pijshëm nëpër banesa dhe shtëpi në Prishtinë, kemi topat e ujit të policisë”.

“Nëse nuk je radikal, nuk je normal”

Pavarësisht, radikalizmi i opozitës politike kosovare zgjon frikë në Evropë dhe në institucionet evropiane, që në rajonin e brishtë dhe jo të qetë në mes Serbisë, Malit të Zi, Shqipërisë dhe Maqedonisë mund të eksplodojë serish. Ndaj këtyre frikave, Kurti vendosmërisht përgjigjet me energjinë e udhëheqësit studentor, i cili në dekadën e fundit ka ndërtuar lëvizje të qendrës së majtë: ” Atje ku varfëriaë shtë  e skajshme, ku problemet politike janë të thella, është normale të jesh radikal. Nëse nuk je radikal, nuk je normal” 

http://www.rtvslo.si/svet/albin-kurti-solzivec-z-ulic-smo-vladi-vrnili-v-parlamentu/388048

Toni Gruden

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>