Ish-shefi i NATO-s: Serbia e respekton vetëm forcën

Alicia-Kearns-George-Robertson-dhe-Ian-Cliff

Komiteti për Politikë të Jashtme i Parlamentit të Mbretërisë së Bashkuar, ka diskutuar të martën për Kosovën dhe për sulmin terrorist në Banjskë, më 24 shtator të vitit të kaluar.

 

Gjatë diskutimit, ish-sekretari i përgjithshëm i NATO-s, George Robertson, ka thënë se Serbia e respekton vetëm forcën.

“Të jesh i ashpër me Serbinë shpërblehet. Njerëzit në këtë pjesë të botës e respektojnë forcën”, ka thënë Robertson, transmeton Telegrafi.

Por, kryetarja e komitetit, Alicia Kearns, ka thënë se Britania e Madhe nuk e ka bërë këtë gjatë 4 viteve të fundit.

“Nuk më kujtohet ndonjë shembull që në 4 vitet e fundit e kemi treguar forcën”, ka thënë ajo.

“Kjo është ajo që ne duhet të bëjmë”, është përgjigjur Robertson.

 

Ndërsa, ish-ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Ian Cliff, duke folur për sulmin në Banjskë, ka thënë se Britania duhet t’i pyes miqtë në Bashkimin Evropian se çfarë kanë bërë me raportin e Qeverisë së Kosovës për sulmin terrorist të grupit të armatosur serb, në krye me Milan Radoiçiqin.

“Është dorëzuar në Bruksel në muajin janar. Ja ku jemi tani, në mesin e marsit. Çfarë po bëjnë ata për këtë?”, ka pyetur ambasadori Cliff.

Në diskutim ka marrë pjesë edhe profesori universitar në Londër, Andi Hoxhaj, i cili është muaj më parë është dekoruar nga Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar për rolin që ka luajtur ai në forcimin e marrëdhënieve mes Shqipërisë e Britanisë së Madhe.

Hoxhaj ka folur për lidhjet e regjimit të Vuçiqit me autorët e sulmit në Banjskë, duke theksuar se ata u trajtuan si heronj në Serbi.

Hoxhaj ka thënë se Serbia nuk po e zbaton urdhërarrestin e Interpolit për Radoiçiqin.

“Interpoli ka lëshuar një urdhër arresti, pse autoritetet serbe nuk po e zbatojnë atë?”, pyeti Hoxhaj.

 

Gjatë debatit është folur edhe për zgjedhjet në Serbi, për agjendën nacionaliste të Vuçiqit, për marrëdhëniet e Serbisë me Rusinë dhe për qëndrimin e NATO-s ndaj lidhjeve ushtarake e ekonomike midis Serbisë dhe Rusisë.

(r.m.)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>