Ka përfunduar takimi i presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani me emisarin special të SHBA-së për dialogun Kosovë – Serbi, Gabriel Escobar.

Osmani Escobar2Pas takimit nikoqirja dhe mysafiri janë deklaruar për media.

Osmani: Serbia nuk po implementon marrëveshjet e nënshkruara

 

E para e vendit, Vjosa Osmani tha me Escobarin kanë diskutuar tema të ndryshme, teksa ka kritikuar Serbinë për mosimplementim të marrëveshjeve. Ajo tha se SHBA-të duhet të anghazhohen në rajon, sepse aq më shumë që angazhohen ato rezultatet janë të kapshme.

“Historia e SHBA-së në Kosovës dhe rajon është i pazëvendësueshëm dhe ekzistencial. “Sa më shumë angazhim të kemi nga aleati ynë, SHBA aq më të mira janë rezultatet për paqe dhe stabilitet në rajon. Në këtë drejtim vura në pah punën e institucioneve për anëtarësim të Kosovës në strukturat euroatlantike”, tha ajo.

Sipas saj me të deleguarin amerikan po ashtu ka diskutuar me të edhe për procesin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë. “Kosova ka qenë gjithmonë palë konstruktive në dialog, e po ashtu është e gatshme ta rritë angazhimin për gatishmërinë për intensifikimin e procesit e dialogut. Shfrytëzova rastin të shprehur shqetësimin për mos implementim të marrëveshjeve nga ana e Serbisë. Serbia vazhdon të mbështes strukturat kriminale serbe”, tha ajo.

Osmani tha se do të jenë në koordinim me ShBA. “ShBA nuk kanë aleat më të madh se shtetin e Kosovës,m dhe popullin e saj jo vetë në rajon dhe më gjerë”, tha ajo.

Kurse emisari special të SHBA-së për dialogun Kosovë – Serbi, Gabriel Escobar, tha se qëllimi i vizitës në Kosovë ishte të shoh se Kosova është aleate e ShBA. “Pata dëshirë të shpreh mbështetjen e aspiratave euroatlantike të Kosovës dhe pjesëmarrjen e Kosovës në dialog. Jam shumë krenar që Kosova ka kontribuar, ngjarjet e kësaj jave janë dëshmi se si Kosova po kontribuon për agjendën e lirisë dhe demokracisë”, theksoi ai.

 

Në orën 09:50 do të takohet me kryeministrin Albin Kurtin dhe në mesditë me krerët e partive opozitare.

Deri më tani, takimet e Escobarit me liderët e tjerë nuk janë konfirmuar zyrtarisht.

Vizita e Escobarit më 19 tetor në Kosovë vjen në kohën kur Franca dhe Gjermania thuhet se u kanë ofruar një propozim liderëve të Kosovës dhe Serbisë, që do të mund të ishte një kornizë e re për dialogun midis dy shteteve për arritjen e një marrëveshjeje ligjërisht të obligueshme për normalizimin e raporteve.

Sipas presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ky propozim konsiston në atë që shteti i tij të lejojë që Kosova të anëtarësohet në institucione dhe organizata ndërkombëtare, përfshirë Kombet e Bashkuara, në këmbim të anëtarësimit të shpejtë të Serbisë në BE.

Për herë të fundit, Escobar vizitoi Kosovën më 24 gusht, së bashku me të dërguarin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak.

Escobar pas takimeve me krerët shtetërorë – por edhe me liderët e partive opozitare – porositi që Kosova dhe Serbia duhet të parandalojnë përshkallëzimin e situatës, pak ditë para se të niste së zbatuari vendimi i ekzekutivit kosovar për riregjistrimin e makinave me targa të lëshuara nga Serbia. Po ashtu, ai kishte thënë se pret propozime konkrete nga Prishtina dhe Beogradi për zgjidhjen e kësaj çështjeje.

Ende është e paqartë se cilat tema do të jenë në agjendën e bisedimeve gjatë vizitës së Escobarit, por SHBA-ja – pavarësisht se nuk është pjesë e dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja, por e mbështetë atë – ka kërkuar nga Kosova dhe Serbia që të shmangin tensionet dhe të zbatojnë marrëveshjet që janë arritur deri më tani në Bruksel dhe të intensifikojnë bisedimet.

Kosova më 1 shtator hapi afatin për riregjistrimin e makinave me targa të lëshuara nga Serbia. Qytetarët do të kenë kohë deri në fund të tetorit që të konvertojnë targat serbe –me akronime serbe për qytete të Kosovës sikurse KM, PR, PZ e të ngjashme – në targat RKS – Republika e Kosovës.

Pavarësisht se fushata për riregjistrim po vazhdon, deri më tani është parë një interesim i ulët i qytetarëve serbë që jetojnë në veri të Kosovës, për t’i konvertuar targat e makinave të tyre në RKS.

Një zgjidhje urgjente për targat ka kërkuar edhe Lajçak gjatë takimit që zhvilloi në Beograd me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, më 17 tetor.

Ai tha se çështja e targave, dhe ajo e energjisë, ishin lart në agjendën e bisedimeve. Për targat, normalizimin e raporteve dhe çështjen e energjisë, Lajçak bisedoi javën e kaluar edhe me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Dialogu për normalizimin e raporteve midis Kosovës dhe Serbisë ka nisur më 2011. Palët kanë dallime sa i përket përfundimit të këtij procesi. Prishtina kërkon që një marrëveshje përfundimtare të përfshijë njohjen reciproke, ndërkaq Beogradi kërkon një zgjidhje kompromisi, pa treguar se për çfarë kompromisi mund të bëhet fjalë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>