Kodi +383, i Kosovës apo i Serbisë ?!

kodiMarrëveshja për kodin telefonik të Kosovës, e arritur në dialogun ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, me lehtësimin e Bashkimit Evropian, nga administrues të kodit dhe ekspertët e fushës së telekomunikacionit po konsiderohet si një arritje e madhe dhe në dobi të Kosovës.

Ndërkohë, zyrtarë në Beograd e kanë cilësuar atë vetëm si kod gjeografik, pasi që ai është thënë se i takon Serbisë dhe vetëm i është lëshuar në posedim gjeografik Kosovës.

Si kundërpërgjigje ndaj deklaratave në Beograd, për pronësinë mbi kodin është deklaruar edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

“Kodi telefonik +383 është pronë e Kosovës, me të cilin do të administrojnë institucionet tona. Operimet ilegale dhe pengesat e deritashme do të eliminohen në tërësi”, ka theksuar Thaçi.

Në bazë të kësaj marrëveshje, nga ajo që është bërë publike deri më tani, nga 15 dhjetori Kosova do të merr kodin ndërkombëtar +383, i cili do t’i alokohet asaj nga Unioni Ndërkombëtar i Telekomunikimeve (ITU), në bazë të një kërkesë që do të parashtrojë Serbia.

Kryetari i Bordit të Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare, Kreshnik Gashi, në një bisedë për Radion Evropa e Lirë, thotë se me kodin e ri telefonik, Kosova do të ketë përfitime të shumëanshme.

“Nënshkrimi i marrëveshjes dhe zbatimi i marrjes së kodit telefonik të Kosovë do të thotë krijim i identitetit shtetëror për Kosovën në fushën e telekomunikacionit. Në këtë rast, të gjithë operatorët e telefonisë, qoftë mobile dhe fikse, janë të detyruar ta përdorin kodin telefonik të Kosovës, + 383 në thirrjet hyrëse dhe dalëse. Kjo do të thotë që në aspektin ekonomik, operatorët kosovarë nuk do të kenë nevojë të paguajnë për përdorim të kodit tek”, thekson Gashi.

Edhe eksperti i telekomunikacionit, Agron Dida, dikur udhëheqës i Post Telekomit të Kosovës, e ka quajtur kodin e ri si sukses për Kosovën.

“Kjo është një ngjarje e madhe për lëmin e telekomunikacionit dhe për Kosovën si shtet që duhet ta përshëndesim të gjithë. Ky është një sukses, një arritje, duke pasur parasysh qëndrimet tejet të ngurta dhe anakronike të diplomacisë serbe. Ky më të vërtetë është sukses. Mendoj që është sukses edhe për palën serbe, në aspektin e asaj që po fillojnë ta pranojnë Kosovën si shtet”, thotë Dida për Radion Evropa e Lirë.

Por, ndryshe po komentohet kjo marrëveshje nga zyrtarët në Beograd. Drejtori për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq ka deklaruar se “marrëveshja mundëson funksionim të papenguar të “Telekomit të Serbisë” në Kosovë dhe se prona e tij transferohet në kompaninë “MTS. d.o.” që do të punojë në Kosovë me licencë të përkohshme”.

Marrëveshja për kodin telefonik të Kosovës, e arritur në dialogun ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, me lehtësimin e Bashkimit Evropian, nga administrues të kodit dhe ekspertët e fushës së telekomunikacionit po konsiderohet si një arritje e madhe dhe në dobi të Kosovës.

Ndërkohë, zyrtarë në Beograd e kanë cilësuar atë vetëm si kod gjeografik, pasi që ai është thënë se i takon Serbisë dhe vetëm i është lëshuar në posedim gjeografik Kosovës.

Si kundërpërgjigje ndaj deklaratave në Beograd, për pronësinë mbi kodin është deklaruar edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

“Kodi telefonik +383 është pronë e Kosovës, me të cilin do të administrojnë institucionet tona. Operimet ilegale dhe pengesat e deritashme do të eliminohen në tërësi”, ka theksuar Thaçi.

Në bazë të kësaj marrëveshje, nga ajo që është bërë publike deri më tani, nga 15 dhjetori Kosova do të merr kodin ndërkombëtar +383, i cili do t’i alokohet asaj nga Unioni Ndërkombëtar i Telekomunikimeve (ITU), në bazë të një kërkesë që do të parashtrojë Serbia.

Kryetari i Bordit të Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare, Kreshnik Gashi, në një bisedë për Radion Evropa e Lirë, thotë se me kodin e ri telefonik, Kosova do të ketë përfitime të shumëanshme.

“Nënshkrimi i marrëveshjes dhe zbatimi i marrjes së kodit telefonik të Kosovë do të thotë krijim i identitetit shtetëror për Kosovën në fushën e telekomunikacionit. Në këtë rast, të gjithë operatorët e telefonisë, qoftë mobile dhe fikse, janë të detyruar ta përdorin kodin telefonik të Kosovës, + 383 në thirrjet hyrëse dhe dalëse. Kjo do të thotë që në aspektin ekonomik, operatorët kosovarë nuk do të kenë nevojë të paguajnë për përdorim të kodit tek”, thekson Gashi.

Më pastaj, sipas tij, në bazë të tenderit, do të fitojë edhe licencën e punës si operatori i tretë në Kosovë.

Për dallim nga pala e Kosovës në bisedimet e Brukselit, Gjuriq ka deklaruar se kodi +383 i takon Serbisë dhe vetëm i ndahet Kosovës si rajon gjeografik.

Ky kod është gjeografik dhe nuk është shtetëror. Zyrtarët në Prishtinë dhe disa në Beograd gënjejnë kur thonë se ai është shtetëror, pasi që ai është kod shtesë i Serbisë, dhe si i tillë është kod gjeografik dhe jo shtetëror i Kosovës”, ka thënë Gjuriq.

Përderisa kryenegociatorja e Kosovës në bisedimet e Brukselit, ministrja Edita Tahiri kishte deklaruar se “Kosova do ta ketë kodin e vet telefonik sikur edhe shtetet tjera dhe do të ketë sovranitet të plotë për kodin e vet telefonik, ndërsa të gjitha kodet tjera që janë përdorur deri më tash ( 381, 377, 386) do të largohen nga përdorimi”.

Marrëveshja e telekomit ishte nënshkruar nga palët në bisedimet e Brukselit qysh në vitin 2013. Kurse, plani i veprimit ishte nënshkruar në vitin 2015, ku parashihej që një operator i telefonisë mobile të ketë një autorizim të përkohshëm dhe të limituar për të operuar në zona të kufizuara.

Kryetari i Bordit të Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare, Kreshnik Gashi, thotë tutje se duke u bazuar në këtë marrëveshje do të kenë një operator i cili përkohësisht do të veprojë në bazë të marrëveshjes ndërkombëtare, në një pjesë të caktuar të territorit të Kosovës.

Sipas tij, ky operator nuk do të veprojë më gjatë se dy vjet, kur edhe pritet që të hyjë operatori i tretë në Republikën e Kosovës.

“Tash të gjitha operimet ilegale të Serbisë që janë në Kosovë do të mbyllen. Ndërsa do të ketë mundësi që si rezultat i moskrijimit të pengesave të shfrytëzuesit që i kanë shfrytëzuar këto operime ilegale të ketë një licencim të një operatori të kufizuar dhe limituar edhe në kohë edhe në përfshirje gjeografike, i cili do të ofrojë shërbime për këta qytetarë, deri në hyrjen e operatorit të tretë”, thotë Gashi.

Lidhur me lejen që i lëshohet një kompanie nga Serbia për operim në Kosovë, eksperti i telekomunikacionit, Agron Dida thotë se kjo mund të jetë një biznes i cili i jepet në formë marrëveshjeje, por natyrisht ajo duhet të funksionojë në kuadër të sistemit ligjor të Kosovës.

“Çka është kjo, ne të gjithë e dimë që një lojtar i madh në treg të telekomit mund të jetë vetëm përmes një konkursi të hapur ndërkombëtar dhe kjo kërkesë ligjore duhet që qeveria jonë në pajtim më marrëveshjet që kanë bërë në Bruksel ta shoh formën se si do ta klimatizojnë një operator këtu. Por, unë nuk shoh diçka shumë të dëmshme këtu…tregu i telekomunikacionit është tash krejtësisht diçka tjetër çfarë ka qenë në vitet e 80 apo 90-ta”,thekson Dida.

Kryetari i Bordit të Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare, Kreshnik Gashi, sqaron se me publikimin e kodit telefonik të Kosovës nga ITU, Kosova zyrtarisht e pranon kodin telefonik +383 dhe fillon zbatimi i tij.

“Ky është një proces teknik që kërkon mjaft punë. Në këtë rast bëhen disa rikonfigurime, ndryshime, si dhe shumë marrëveshje ndërkombëtare për roming”.

“Kodet aktuale që përdoren nga operatorët do të përdoren në mënyrë paralele për një kohë deri në zbatimin e plotë të kodit +383, në mënyrë që qytetarët të mos kenë pengesa në pranimin e thirrjeve hyrëse dhe dalëse. Ky proces merr kohë nga një vit deri në dy vjet”, thotë Gashi.

Ndryshe, marrëveshja është përshëndetur nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, si dhe përfaqësues tjerë të institucioneve të Kosovës, derisa kundër marrëveshjes për kodin e ri telefonik të Kosovës janë deklaruar përfaqësuesit e Lëvizjes Vetëvendosje dhe të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, të cilët kanë konsideruar që kodi telefonik i ri i Kosovës nuk është pronë e Kosovës, por e Serbisë.

Marrëveshja është përshëndetur edhe nga përfaqësuesit e Bashkimit Evropian (BE).

Komisioneri i BE-së për Zgjerim dhe negociata, Johannes Hahn,si dhe shefi i delegacionit të BE-së në Serbi, Majk Davenport,kanë përshëndetur marrëveshjen e arritur në Bruksel për kodin telefonik. Sipas tyre, ky mund të jetë një hap përpara edhe drejt krijimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë. (REL)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>