e vitit 2008 për ndarje të Kosovës me vijë etnike. Sipas kësaj vije, përcjell b92, Serbia do të vendoste sovranitet në veri të Ibrit ku, thonë medie serbe, serbët bëjnë më shumë se 90 për qind të popullatës.
“Rajoni në jug të Ibrit duhet t’i takojë sovranitetit të Kosovës. Të gjithë shqiptarët në veri të lumit, të cilët nuk dëshirojnë të jetojnë nën sovranitetin serb, duhet të shpërngulen në jug me ndihmën e Kombeve të Bashkuara. Shqiptarët që duan të mbeten në veri, duhet të kenë garanci për siguri e jetë normale. Kjo do të arrihej me marrëveshje ndërmjet Beogradit e Prishtinës zbatimin e të cilës do ta mbikëqyrte OKB “, ka thënë Mayer.
Po, kështu, ka thënë Mayer, do të duhej zgjidhur edhe pozitën e komunave me shumicë serbe si dhe të objekteve kulturore e fetare serbe në jug të Ibrit.
Këto rajone, sipas tij, janë ndërmjet Prizrenit e Ferizajt, pastaj qytetet si Peja e Deçani . serbët që nuk dëshirojnë të jetojnë nën sovranitetin e Kosovës duhet të shpërngulen në veri ose në Serbi me ndihmën e Kombeve të Bashkuara. Pastaj të gjithë serbëve duhet siguruar qasje të sigurt e të hapur kudo në barkësit serbe në Kosovë e edhe për këtë do të ngarkoheshin Kombet e Bashkuara.
Për këtë “zgjidhje”, sipas Mayerit do të përjashtoheshin SHBA-ja dhe BE.