Kosova drejt zgjedhjeve të jashtëzakonshme!?

HashimiKa dështuar votimi i parë për Hashim Thaçin si president të vendit.

Thaçi mori 50 vota, Rafet Rama 4 vota ndërsa të pavlefshme u shpallën 27 vota.

Me këto vota Thaçi nuk mund të zgjidhet president as në raundin e tretë

Tani pritet që të zhvillohet edhe raundi i dytë ku edhe në këtë raund nevojiten 81 vota pro që të zgjidhet presidenti i vendit.

Si duket Kosova po shkon drejt zgjedhjeve të jashtëzakonshme, pasi që kandidati kryesorë i PDK-së, Hashim Thaçi ka marrë vetëm 50 vota pro kandidaturës së tij si president i vendit, kurse atij minimalisht në raundin e tretë i duhen 61 vota.

Nëse vazhdon ky ritëm i votimit atëherë Hashim Thaçi nuk do të mund të zgjidhet president i vendit sot.

Ajo se çka do të ndodhë nëse Thaçi nuk zgjidhet president as në raundin e tretë është se Kosova do të shkoj në zgjedhje të jashtëzakonshme. /Zeri./

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>