Kosova, Serbia fillojnë zbatimin e marrëveshjes për sigurimin e automjeteve

vetura srQë nga mesnata në vendkalimet kufitare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ka filluar zbatimi i marrëveshjes për njohjen e dokumenteve të sigurimit të automjeteve të të dyja vendeve. Kjo marrëveshje pritet të shkurtojë ndjeshëm shpenzimet e qytetarëve të Kosovës dhe Serbisë, të cilët deri më tani kanë janë detyruar të paguajnë sigurimet e makinave, çmimi i të cilave ishte nga 60 deri në 100 euro, për dy javë qëndrim.

Marrëveshja parasheh që automjetet të cilat janë të regjistruara në Kosovë  të kalojnë në territorin e Serbisë me dokumentin e sigurimit (TPL plus), i njëjti që përdoret edhe për të shkuar në Maqedoni, që mund të arrijë shumën deri në 60 euro për një vit, ndërsa automjetet me targa serbe mund të hyjnë në Kosovë me sigurimin që vlen për Serbinë.

Ndonëse kjo marrëveshje qe arritur që më 23 qershor, zbatimi i saj u shty për shkak të paqartësive lidhur me tabelat e regjistrimit.

Me marrëveshjen e re parashihet që automjetet me targa RKS duhet ti marrin targat e përkohshme në kalimet kufitare me Serbinë, me të cilat do të mund të udhëtojnë në atë vend.

Një problem tjetër mbeten targat e vjetra të ish Jugosllavisë, të cilat ende përdoren nga qytetarët serb në veriun e Kosovës. Autoritetet e Kosovës kanë paralajmëruar se targat e tilla janë të ndaluara në Kosovë dhe se të njëjtat mund të konfiskohen nëpër rrugët e Kosovës.

Marrëveshja për sigurimin e automjeteve ishte rrjedhojë e bisedimeve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë të ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian. (voa)

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>