Kosova shtrëngon masat kundër COVID-19

AmbulancaQeveria e Kosovës miratoi të hënën masa të reja për frenimin e përhapjes së koronavirusit, në një periudhë të shtimit të numrit të të prekurve dhe atyre që kanë humbur jetën nga pasojat e infektimeve.

Me vendim të qeverisë ndalohet lëvizja e qytetarëve nga ora 22;00 deri në orën 05:00. Kafenetë dhe restorantet duhet të pezullojnë veprimtarinë e tyre nga 7 deri më 18 prill. Po ashtu gjatë kësaj periudhë ndalohet veprimtaria e qendrave të mbyllura tregtare, përveç shërbimeve thelbësore siç janë dyqanet ushqimore dhe farmacitë.

Mësimi për nxënësit e shkollave fillore dhe atyre të mesme si dhe universitetet do të organizohet ‘online’.

Qeveria tha se ndalohen të gjitha grumbullimet të më shumë se 10 personave, ndërsa ata që hyjnë në Kosovë duhet të kenë më vete testin jo më të vjetër se 72 orë për COVID-19.

Sipas autoriteteve janë kryer 147 teste tek personat e prekur pë të gjetur nëse ka prani të varianteve britanike apo afrikano-jugore të koronavirusit dhe nga ky numër te 97 për qind është vërtetuar varianti britanik.

Kryeministri Albin Kurti tha se në dy javët e fundit vendi po përballet me një trend të frikshëm të rritjes së rasteve të reja por edhe të personave që po humbin jetën nga virusi COVID-19.

“Ky trendi rritës i rasteve të detektuar dhe konfirmuar e ka tejkaluar së fundmi edhe kulmin e 2 dhjetorit të vitit të kaluar. Andaj me qëllim që të minimizojmë ekspozimin ndaj COVID-19, të ngadalësojmë përhapjen e virusit ashtu që kapacitetet shëndetësore të shëndetit publik të mos përmbyten përtej limiteve të tyre, me qëllim të ruajtjes së shëndetit mendor dhe fizikë të qytetarëve dhe duke pasur parasysh ta mbajmë aq sa është e mundur aktivitetin ekonomik të hapur ne e kemi marr këtë vendim që është përgatitur nga ministria e shëndetësisë”, tha ai.

Që nga marsi i vitit të kaluar Kosova ka konfirmuar 94 mijë e 167 raste të të prekurve 1 mijë e 926 viktima të infektimeve me COVID-19.

Vetëm në 24 orët e fundit janë konfirmuar 11 të vdekur dhe 512 të infektuar.

voa

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>