Prokuroria e Posaçme e Kosovës ngriti aktakuzë ndaj një personi për krime luftë kundër popullsisë civile.
Sipas aktakuzës, i pandehuri që identifikohet me nistoret Z.V. mё 5 maj të vitit 1999, nё Vushtrri, në bashkëkryerje, ka vepruar nё kundërshtim me normat e së drejtës ndërkombëtarë nё fuqi gjatë kohës sё luftës, duke shkelur Konventat e Gjenevës.
Në aktakuzë thuhet se “pasi ka rrahur dhe plaçkitur persona të ndryshëm civil të përkatësisë kombëtare shqiptare, me dashje ka rrahur e pastaj edhe ka vrarë katër persona civil shqiptar tё identifikuar si: Enver Rustolli, Hamdi Fazliu, Avdulla Fazliu dhe Fahredin Fazliu.
Duke vepruar nё mënyrë çnjerëzore ndaj civilëve tё nacionalitetit shqiptar me dashje ka cenuar integritetin trupor, shëndetin, mirëqenën fizike dhe mendore të 17 të dëmtuarve dhe dëshmitarëve, duke i torturuar dhe shkaktuar lëndime të rënda fizike dhe psikike, pasojae e cilave të dëmtuarit i bartin ende.
Me dashje dhe dhunshëm ka plaçkitur tё holla nё shuma të ndryshme, flori dhe gjëra tjera të çmueshme nga civilet e nacionalitetit shqiptar, konkretisht nga 8 tё dëmtuar dhe njëkohësisht dëshmitarë.
Më këtë i pandehuri, nё bashkëkryerje ka kryer veprën penale: Krime Lufte kundër popullsisë civile“.
Mbi dhjetë mijë veta janë vrarë gjatë luftës në Kosovë që mori fund në qershor të vitit 1999, me ndërhyrjen e trupave paqeruajtëse të NATO-s.
Edhe më tej ndërkaq nuk dihet asgjë për fatin e mbi një mije e 600 personave që llogariten të zhdukur. (voa)