Kosovë, katër veprimtarëve të “Vetëvendosjes” nën akuzë për terrorizëm

gjykataProkuroria e Posaçme e Kosovës ngriti të enjten një aktakuzë ndaj katër veprimtarëve të lëvizjes “Vetëvendosje” nën dyshimet për kryerjen e veprës penale të terrorizmit.

Në një njoftim të Prokurorisë së Posaçme thuhet se “aktakuza është ngritur ndaj të pandehurve Atdhe Gashi, Frashër Krasniqi, Egzon Haliti dhe Adea Batusha, ndërsa kanë pushuar hetimet për të dyshuarin Petrit Ademi, në mungesë të provave. Po ashtu, hetimet kanë pushuar edhe për të ndjerin Astrit Dehari”.

Në aktakuzën e ngritur nga prokuroria thuhet se “të pandehurit kanë vepruar si grup i organizuar, me qëllim frikësimin e popullsisë dhe shkaktimin e ndjenjës se pasigurisë për qytetarët dhe institucionet e Kosovës”.

Të pandehurit janë veprimtarë të lëvizjes “Vetëvendosje”, arrestuar më 30 gusht nën dyshimin si autorë të sulmit mbi ndërtesën e parlamentit të Kosovës. Ndërtesa u qëllua në 4 gusht me një mjet shpërthyes që shkaktoi dëme materiale, por pa pasoja në njerëz.

Në mesin e tyre ishte edhe Astrit Dehari, i cili më 5 nëntor vdiq në burgun e Prizrenit, ku po mbahej në paraburgim prej më shumë se dy muajsh.

Ky rast ngjalli dyshime si dhe u përcoll me debate e akuza politike në Kosovë.

Më 18 nëntor autoritetet, duke ju referuar autopsisë thanë se Astrit Dehari u vetëvrarë si pasojë e bllokimit të rrugëve të sipërme të frymëmarrjes, rrjedhojë e dëmtimeve të vetshkaktuara.

Por lëvizja “Vetëvendosje” dhe familja e të ndjerit nuk u pajtuan me raportin e organeve të drejtësisë duke e vlerësuar atë si të pabesueshëm.

Në fillim të dhjetorit një raport i dy ekspertëve të mjekësisë ligjore, angazhuar nga familja e të ndjerit, thanë se vdekja e Astrit Dehari ka ndodhur në mënyrë të dhunshme dhe të menjëhershme, si pasojë e bllokimit të dhunshëm, të rrugëve të sipërme të frymëmarrjes. (voa)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>