Kosovë: Lëvizja Vetëvendosje përfundon bisedimet për formimin e institucioneve

albinKryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, tha të premten në Prishtinë se është në dorën e kryesisë së partisë së tij të zgjedh për të votuar ose jo për presidente, Vjosa Osmanin e cila aktualisht është ushtruese e kësaj detyre.

Nesër si LDK e kemi mbledhjen e këshillit të përgjithshëm ku do të formojmë kryesinë e re dhe më pas janë organet e partisë që i marrin të gjitha vendimet. Unë do të ju prezentoj atyre të nesërmen detajet e këtij takimi. Ajo që dua të them është se presidenti i Kosovës sipas rolit kushtetues duhet të përfaqësoj të gjithë qytetarët e vendit. Si Lidhje Demokratike e Kosovës gjithmonë kemi thënë që nuk jemi të interesuar të shkaktojmë destabilitet politik dhe më pak të krijojmë një president që përfaqëson një parti të caktuar politike, por që i përfaqëson të gjitha partitë politike”, tha ai.

Komentet zoti Abdixhiku i bëri pas takimit me zonjën Osmani dhe kryetarin e lëvizjes Vetvendosje Albin Kurti dhe ushtruesen e detyrës së presidentit, Vjosa Osmani, të cilët përmbyllën kështu serinë e diskutimeve me partitë politike për formimin e institucioneve të reja.

Lëvizja Vetëvendosje e cila arriti të sigurojë 58 vende në parlamentin 120 vendesh, nuk pret të përballet me vështirësi për formimin e qeverisë, për miratimin e së cilës duhen të paktën 61 vota. Por zgjedhja e presidentit kërkon dy të tretat e votave, përkatësisht 80 vota të deputetëve, që të paktën duhet të jenë të pranishëm në sallën e parlamentit gjatë votimit. Kjo lëvizje e ka kandiduar zonjën Vjosa Osmani për këtë post.

Jemi dakorduar që pas formimit të institucioneve, të takohemi me pretendenten për kandidate për presidente në Republikën e Kosovës dhe të kuptojmë më qartë pozicionin e saj karshi Lidhjes Demokratike të Kosovës, karshi lëvizjes Vetëvendosje, karshi partive opozitare dhe në vecanti karshi nismës së saj politike të paralajmëruar”, tha zoti Abdixhiku.

Parlamenti i ri i Kosovës, i dalë nga zgjedhjet e 14 shkurtit, do të mblidhet të hënën me 22 mars. Lëvizja Vetvendosje e cila shënoi fitore të thellë në këto zgjedhje, është takuar përgjatë javës me përfaqësues të të gjitha partive politike.

Partia Demokratike dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës kanë thënë pas këtyre takimeve se i përket lëvizjes Vetëvendosje si fituese e zgjedhjeve parlamentare të 14 shkurtit që të sigurojnë rrugët e formimit të institucioneve, përfshirë edhe zgjedhjen e presidentit, një proces sfidues për shkak të numrit të nevojshëm të votave për zgjedhjen e tij.

Mbledhja e parlamentit, duhet të pasohet me ngritjen e qeverisë së re dhe zgjedhjen e presidentit. Dështimi për të zgjedhur presidentin e ri mund të çojë sërish në zgjedhje të parakohshme.

Diplomatët perëndimorë, u kanë bërë thirrje partive politike që të shmangin një mundësi të tillë, meqë Kosova ka nevojë për institucione të reja në një periudhë sfidash shëndetësore, ekonomike e politike.

Ambasadori amerikan në Prishtinë, Philip Kosnett, përmes një njoftimi në rrjete sociale bëri të ditur se ka takuar të enjten përfaqësuesit e partive poliitke të cilët sipas tij i ka inkurajuar të veprojnë në mënyrë konstruktive si opozitë, të punojnë bashkë me qeverinë për interesa të përbashkëta dhe t’i vendosin nevojat e qytetarëve përmbi interesat politike.

voa

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>