Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk e certifikoi Listën Serbe për zgjedhjet parlamentare të Kosovës më 9 shkurt 2025. Ky vendim ka shkaktuar reagime nga Beogradi, SHBA-të dhe organizatat që monitorojnë proceset zgjedhore
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk e certifikoi partinë më të madhe të serbëve të Kosovës që e ka mbështetjen e Beogradit, Listën Serbe, për të marrë pjesë në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit. Kjo çështje tash duhet të trajtohet nga mekanizmat tjerë, PZAP apo edhe Gjykata Supreme. Për moscertifikimin e Listës Serbe votuan dy anëtarë të KQZ-së që vijnë nga Lëvizja Vetëvendosje, ndërsa shtatë anëtarë të partive të tjera nuk votuan fare.
Siç bëhet e ditur nga korrespondenti i DW-së në Prishtinë, dy anëtarët e Vetëvendosjes në KQZ, votimin kundër certifikimit të Listës Serbe e arsyetuan, siç thanë, me faktin që kjo parti nuk e njeh Republikën e Kosovës dhe kryetari i saj, Zlatan Ellek, ka bërë thirrje nacionaliste gjatë prezantimit të listës zgjedhore me kandidatët e saj. Ish-nënkryetari i Listës Serbe, Milan Radojçiq, e ka marrë përgjegjësinë për sulmin e 24 shtatorit të vititlista serbe 2023 në Banjskë, në veri të Kosovës, ku u vra një rreshter i Policisë së Kosovës.
Vuçiq: Kurti tenton të eleminojë serbët
Pas moscertifikimit të Listës Serbe, i menjëhershëm ishte reagimi i Beogradit zyrtar, ambasadës amerikane në Prishtinë dhe organizatave që monitorojnë proceset zgjedhore. Lista Srpska e konsideroi vendimin e KQZ-së si të kundërligjshëm dhe ka paralajmëruar se në ditët në vijim do të njoftojë për hapat e ardhshëm. Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, pretendoi se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, siç thotë, “po tenton të eliminojë kundërshtarin e vetëm në Kosovë, Listën Serbe”.
“Kurti, me ndihmën e aleatëve të tij, synon të dëbojë popullin serb nga krahinat e jugut”, shkroi Vuçiq, duke thënë se më vonë ka biseduar edhe me ministrin e Jashtëm rus, Sergei Lavrov, për ato që i ka konsideruar “shkelje të ligjit ndërkombëtar nga ana e Prishtinës”, duke ia pamundësuar Listës Serbe pjesëmarrjen në zgjedhjet e Kosovës.
SHBA: Procesi zgjedhur të jetë pa ndërhyrje politike
Ambasada amerikane në Prishtinë, në reagimin e saj, ndërkaq, tha se SHBA-të janë “thellësisht të shqetësuara me moscertifikimin e Listës Serbe”, duke potencuar se “veprimet e KQZ-së rreptësisht duhet të kufizohen në zbatimin e standardeve dhe procedurave ligjore” dhe se procesi zgjedhor duhet të jetë transparent, i besueshëm dhe pa ndërhyrje politike.
“Veprime të tilla dëmtojnë parimet themelore demokratike të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, meqenëse ia çelin derën ndikimit subjektiv politik mbi procesin zgjedhor. Roli i KQZ-së është ta mbikëqyrë zhvillimin e zgjedhjeve dhe të sigurojë që ligji të zbatohet në mënyrë të drejtë dhe të paanshme. Përgjegjësitë e tij duhet të mbesin rreptësisht vetëm në procedurat ligjore, e jo në shqyrtimet politike”, thuhet në reagimin e ambasadës amerikane. Ajo u bën thirrje partive politike, që kanë probleme me proceset e KQZ-së, të apelojnë vendimet në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP).
Shoqëria civile: Mungesë profesionalizmi e KQZ-së
Reagim pati edhe nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), një rrjet i organizatave joqeveritare të shoqërisë civile që monitorojnë proceset zgjedhore. Drejtori i këtij instituti, Ismet Kryeziu, shkroi se “moscertifikimi i Listës Serbe nga KQZ duket më tepër si vendim i motivuar politikisht, e jo si i bazuar në kriteret ligjore”.
“Ky rast është një ndër disa raste të tilla, kur KQZ-ja ka marrë vendime të ngjashme, por që më vonë janë ndryshuar apo rrëzuar nga PZAP-ja, çka dëshmon mungesën e koherencës dhe profesionalizmit në punën e këtij institucioni. Zyra për Regjistrimin e Partive Politike ka rekomanduar certifikimin e këtij subjekti, duke konstatuar se ai i plotëson kriteret ligjore. KQZ-ja do duhej të mbështetej në këtë rekomandim dhe udhëzimet e institucioneve të tjera dhe të vepronte në përputhje me ligjin”, shkroi Kryeziu. Sipas tij, “nuk duhet të ngatërrohen qëndrimet politike apo deklaratat individuale të anëtarëve të një partie me kriteret për certifikim, sepse, nëse kjo praktikë do të zbatohej për të gjitha partitë, atëherë shumë prej tyre nuk do të duhej të certifikoheshin”.
Zgjedhjet parlamentare në Kosovë do të mbahen më 9 shkurt të vitit 2025. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka certifikuar tashmë 27 subjekte politike, prej të cilave: 19 parti politike, 5 koalicione, 2 nisma qytetare dhe 1 kandidat i pavarur. Pesë nga subjektet politike të certifikuara janë nga radhët e komunitetit serb të Kare të planifikuara për 9 shkurt 2025.
dw