KQZ e sqaron prapë pse nuk janë shfaqur 100% e rezultateve preliminare

kqzKomisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka sqaruar sërish se pse nuk janë shfaqur rezultatet preliminare nga 100% e vendvotimeve.

 

“Në platformën elektronike të rezultateve preliminare janë përditësuar të dhënat për 99.72% apo 2,526 vendvotime nga 2,533 vendvotime. Pra, kanë mbetur pa u procesuar vetëm të dhënat nga 7 vendvotime. Kjo gjë do të bëhet pasi të hapen për numërim kutitë e votimit në të cilat ndodhen formularët e rezultateve të subjekteve politike”, thonë nga KQZ.

Sipas KQZ-së, angazhimi i KQZ-së është i përqendruar në shpalljen e rezultateve përfundimtare për subjektet politike dhe kandidatët për deputetë, por gjithashtu do të përditësohen edhe të dhënat nga rezultatet preliminare për subjektet politike nga të gjitha vendvotimet.

rtk

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>