KQZ: Numërimi i votave po realizohet në 26 Qendra Komunale të Numërimit

kqzKomisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se procesi i numërimit të votave është duke u zhvilluar në 26 Qendra Komunale të Numërimit. Sipas KQZ-së, sot ka nisur numërimi në Qendrat Komunale të Numërimit në Suharekë, Ferizaj dhe Vushtrri, ndërkaq gjatë pasdites ka filluar numërimi edhe në Kaçanik, Novobërdë, Prizren, Shtime dhe Junik.

 

Ndërkohë, KQZ ka theksuar se më 11 dhe 12 shkurt ka filluar numërimi i votave për kandidatët për deputetë dhe verifikimi i votave të subjekteve politike, përmes formularëve të plotësuar në vendvotime, në QKN-të e komunave: Deçan, Gjakovë, Drenas, Gjilan, Fushë Kosovë, Kamenicë, Mitrovicë e Jugut, Lipjan, Obiliq, Prishtinë, Skënderaj, Shtërpcë, Viti, Ranillug, Partesh, Kllokot, Mitrovicë e Veriut dhe Hani i Elezit.

Ndërkohë, kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Kreshnik Radoniqi, ka deklaruar se procesi i numërimit të votave mund të zgjasë deri në dy javë. Ai theksoi se, pasi ende nuk janë përfunduar numërimet në të gjitha Qendrat Komunale të Numërimit (QKN), është e vështirë të bëhet një vlerësim i saktë i kohëzgjatjes së procesit. Radoniqi shtoi se, megjithatë, një periudhë prej dy javësh është e mundshme për përmbylljen e të gjithë procesit të numërimit të votave.

rtk

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>