Krerët e shtetit nënshkruajnë sot aplikimin e Kosovës për anëtarësim në BE

EU KSSot në ora 11:00 do të mbahet ceremonia e nënshkrimit të aplikimit të Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

 

Në këtë ceremoni do të jenë presidentja Vjosa Osmani Sadriu, kryekuvendari Glauk Konjufca dhe kryeministri Albin Kurti.

 

“Pas ceremonisë së nënshkrimit, Osmani, Konjufca dhe Kurti do të kenë deklaratë për media”, njoftoi Zyra për Media e Presidencës së Kosovës.

Konfirmimin se Kosova do të aplikojë për anëtarësim në BE, e bëri të ditur dje edhe kryeministri Albin Kurti në mbledhjen e Qeverisë.

“Ka ardhur koha që statusin potencial për kandidat që na është njohur shumë kohë më parë, ta kthejmë në status kandidat duke kaluar në një fazë të re të raporteve me BE-në. Kjo është në përputhje me aspiratat e qytetarëve që besojnë se e ardhmja jonë është BE-ja”, tha Kurti.

Kosova kërkesën do ta dorëzojë në Këshillin e BE-së, i cili më pas i kërkon Komisionit të vlerësojë aplikimin.

Këtë fazë e kaloi Bosnja e Hercegovina, kur të martën e 13 dhjetorit BE ia miratoi dhënien e statusit të vendit kandidat.

Aktualisht, procesin e njëjtë Shqipëria e Serbia e nisi më 2009, Mali i Zi më 2008 e Maqedonia e Veriut me 2004.

rtk

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>