Pas dorëzimit të komenteve nga LDK-ja, Presidenti Thaçi dhe Kryeparlamentarja Vjosa Osmani, sot, edhe Kryeministri në detyrë z. Albin Kurti, dorëzoi komentet në lidhje me kërkesën Nr. KO 72/20, pranë Gjykatës Kushtetuese, për dekretin e shpallur nga Presidenti, pak para orës 16.00 të premten e datës 30 prill, para festave të majit.
Ndër të tjera, bazuar në argumentet e paraqitura iu kërkua Gjykatës që të shpallë kërkesën të pranueshme dhe të shpallë dekretin e Presidentit nr.24/2020 të pavlefshëm dhe në kundërshtim me nenet 4.1, 84.4 dhe 84.14 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, njoftohet nga zyra e kryeministrit.