Kurti e Lajçak bisedojnë për hapat e ardhshëm në dialog

Kurti LajcakEmisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka takuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, në Davos të Zvicrës, ku po mbahet Forumi Botëror i Ekonomisë (WEF).

 

“Fillova ditën time në Davos me një diskutim të thelluar me Kryeministrin Albin Kurti. Ne folëm për hapat e ardhshëm në dialog për normalizimin e marrëdhënieve dhe çështjet aktuale”, thuhet në postimin e Lajçak në Twitter.

Ndryshe Kryeministri Albin Kurti ndodhet në Davos të Zvicrës, ku po merr pjesë në Forumin Ekonomik Botëror. Ai deri tani ka takuar përfaqësues të shteteve të ndryshme.

rtk

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>