Kurti: Kosova ndanë orientime dhe interesa të përbashkëta me SHBA-të

Albin usaid McKeePas presidencës, adresë e ndihmës administratores së USAID-it, Erin E. McKee ka qenë Qeveria e Republikës. Në zyrën kryeministrore, McKee u prit nga shefi qeveritar, Albin Kurti. Pas takimit dyshja folën para gazetarëve.

 

Sipas kryeministrit ndihma e USAID-it deri sot kap vlerën mbi 1 miliard dollar dhe përshkon secilën fazë të historisë si shtet.

Ai tha se fushëveprimi i kësaj agjencie është shumë sektorial si në drejtësi, ekonomi, demokraci, energji dhe qeverisje, për të cilat fusha tha se në 21 muaj qeverisje është shënuar përparim.

“Unë e njoftova zonjën McKee me indikatorët më të fundit ekonomik e demokratik për përparimin e sundimin e ligjit dhe luftimin e korrupsionit, reformat e deritashme dhe të mëtejshme në sistemin e drejtësisë dhe kornizën ligjore, qeverisjen e mirë dhe planet tona për investime në sektorin e energjisë”, tregoi para gazetarëve shefi qeveritar.

Ai tha se me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kosova ndanë vlera, orientime dhe  interesa të përbashkëta.

“Me popullin amerikan ndajmë bindjet e fuqishme të përbashkëta për liri, drejtësi e demokraci. Tek USAID-i gjejmë edhe Shtetet e Bashkuara si shtet edhe popullin mik amerikan. Andaj le t’i zgjerojmë lidhjet e le ta thellojmë bashkëpunimin në shërbim të dy vendeve e dy popujve tanë mbi bazën e vlerave e bindjeve që ndajmë”, shtoi kryeministri.

Ndërkaq, ndihmës administratorja e USAID-it, Erin E. McKee tha se SHBA-të do të vazhdojë të jenë të përkushtuara  t’i ndihmojnë Kosovës të zë vendin meritor në institucionet evropiane e euroatlantike.

“Vizita ime këtu më bindi se partneriteti ynë është më i fuqishëm se kurdoherë. Qëllimi ynë mbetet që t’i mbështesim zgjidhjet e udhëhequra nga Kosova”, tha tutje ajo.

Ajo ka uruar institucionet për të arriturat në indeksin e sundimit të ligjit. “Kjo punë është shumë e rëndësishme për të zvogëluar hapësirën për korrupsion dhe për të forcuar sundimin e ligjit e forcuar besimin e qytetarëve në sistemin e drejtësisë”, shtoi McKee.

Ajo tha se do të vazhdojnë të prioritizojnë, të mbështesim zhvillimin ekonomik në Kosovë e t’i pajisin të rinjtë me shkathtësi që do tu mundësojnë atyre të marrin pjesë më aktive në shoqëri, por sipas saj kjo nuk mund të realizohet pa pasur një sundim të fuqishëm të ligjit që do t’i tërheqë investimet e jashtme në mesin e tyre edhe kompanitë amerikane.

Kur foli për energjinë tha se e ardhmja evropiane e Kosovës do të varet nga një furnizim i sigurt dhe i qëndrueshëm me energji. “Kriza akute energjetike në Evropë e ka bërë këtë shumë të qartë, prandaj ne do të punojmë në partneritet me Kosovën, duke rritur investimet, dhe do të mbështesim po ashtu edhe tranzicionin drejtë dekarbonizimit. Kosova duhet të ketë sistem energjetik sa më të sigurt e të qëndrueshëm”, tha McKee.

rtk

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>