Kurti takoi kancelarin Scholz dhe ministren Colonna, dialogu temë diskutimi

Scholz KurtiQeveria e Kosovës po dëshmon përkushtim për Procesin e Berlinit dhe në këtë sfond ka miratuar tashmë tri marrëveshjet e nënshkruara me 3 nëntor në Berlin, e së shpejti do të ratifikohen edhe në Kuvend. Kështu ka deklaruar kryeministri Albin Kurti gjatë një takimi që zhvilloi në Munih me kancelarin e Gjermanisë, Olaf Scholz dhe ministren për Evropë dhe Punë të Jashtme të Francës, Catherine Colonna.

 

Kurti i shoqëruar nga zëvendëskryeministrja, njëherësh ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, në kuadër të Konferencës së Sigurisë në Munih, u takua me kancelarin e gjerman dhe shefen e diplomacisë franceze, Colonna.

Sipas njoftimit të Qeverisë së Kosovës, në këtë takim është biseduar për progresin në Kosovë, i cili sipas Kurit, është evidentuar edhe nga shumë organizata ndërkombëtare si dhe në Raportin e Komisionit Evropian për Kosovën për vitin 2022, progres të cilin e kancelari Scholz thuhet se e ka përshëndetur

“Rritja ekonomike, sundimi i ligjit, mbështetja sociale dhe demokratizimi institucional e shoqëror kanë avancuar gjatë dy viteve të fundit”, ka theksuar kryeministri Kurti, sipas të cilit, në këtë takim është folur edhe për raportet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Në këtë takim është diskutuar edhe për përgatitjet për takimin e radhës në Bruksel, si dhe për propozimin evropian për normalizim të marrëdhënieve, sipas Kurit, të pranuar tashmë si bazë e mirë për diskutime të mëtejme dhe kornizë solide për të ecur përpara.

“Duke i falënderuar për mbështetjen e vazhdueshme dhe angazhimin e drejtpërdrejtë të Gjermanisë dhe Francës, Republika e Kosovës si vend pro-evropian dhe pro-amerikan, mbetet e përkushtuar dhe konstruktive në dialog, teksa dëshiron marrëdhënie të mira fqinjësore dhe integrim në BE dhe NATO”, ka deklaruar kryeministri Kurti, njofton ekzekutivi nëpërmjet një komunikate për media.

rtk

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>