Kurti: Vetingu i domosdoshëm,edhe konfiskimi i pasurisë së pajustifikueshme

AlbinKryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, kanë mbajtur konferencë për medie në lidhje me seancën e mbajtur nga Komisioni i Venecias, ku janë votuar dy opinione ligjore të rëndësishme për Kosovën.

 

Kurti tha se vetingu është i domosdoshëm në Kosovë, siç është edhe konfiskimi i pasurisë së pajustifikueshme. Kurti tha se vetingu i shumëpritur në sistemin e drejtësisë është i domosdoshëm.

“Rivlerësimi dhe verifikimi i aftësive të krerëve të pushtetit gjyqësor e prokurorial nis nga mekanizmat e jashtëm të pavarur. Jemi për të prezantuar reformën në sistemin gjyqësor, vetingun dhe konfiskimin e pasurisë së paligjshme që Komisioni i Venecias ia ka thënë besimin e plotë. Komisioni i Venecias na bind se reformat e propozuara janë adekuate dhe në pajtim me shtetet demokratike. Vetingu është i domosdoshëm, porsi edhe konfiskimi i pasurisë së fituar në mënyrë të paligjshme. Sot fillojmë jetësimin e reformave, pasi reforma më nuk mund të presë. Gjithçka që kërkohet nga Qeveria e Republikë së Kosovës që e drejtoj unë do të dërgohen në Kuvend në afat rekord pasiqë reforma nuk mund të presë dhe qytetari më nuk mund të duroj”, deklaroi Kurti në një konferencë për medie.

Ndërkaq Albulena Haxhiu, ministre e Drejtësisë ka thënë se do të ketë veting të plotë në sistemin e drejtësisë, duke nisur nga krerët e institucioneve të drejtësisë.

“Veting do të ketë dhe atë të plotë dhe siç duhet, duke filluar nga krerët e institucioneve të drejtësisë. Do të jemi të gatshëm të bashkëpunojmë edhe me Këshillin Gjyqësor edhe me Këshillin Prokurorial të Kosovës, me partnerët ndërkombëtarë dhe partitë opozitarë që këto reforma të jetësohen”, ka shtuar Haxhiu.

Ministrja Haxhiu poashtu ka theksuar se Komisioni i Venecias ka dhënë dritën e gjelbër edhe për formalizimin e punës për Byron Shtetërore për Konfiskimin e Pasurisë.

 

Kurti dhe Haxhiu thërrasin konferencë për medie në orën 13:30

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, sot do të mbajnë konferencë për medie.

Konferenca nis nga ora 13:30 në ndërtesën e Qeverisë, sipas njoftimit të Zyrës së Kryeministrit.

rtk

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>