Kurtin e forcojnë kritikët e tij të çartur!

partite rksGjatë fushatës parazgjedhore në Kosovë thuajse të gjithë pyesin pse drejtuesit e Lëvizjes Vetëvendosje nuk marrin pjesë nëpër debate televizive?

 

Përgjigjja është shumë e thjeshtë: sepse e kanë kuptuar se ata më së shumti i forcon kritika çmendurake ndaj tyre dhe se më së miri përfaqësohen nga kritikët e tyre, të cilët kur i dëgjon, të duket se flasin me gojën e Radojçiqit.

 

Andaj se VV është e partia më e fortë në Kosovë dhe se ajo do i fitojë edhe këto zgjedhje parlamentare, më së miri dëshmojnë kundërshtarët e saj që nuk mund të përmbahen e sillen si të çartur. Dhe të cilët as që mund ta fshehin se më së shumti Kurti i ka dëshpëruar pse edhe duke qenë Kryeministër nuk u bë si ata – hajdut!

Ndërkohë mbete e vërteta se VV është e fortë sepse ka kundërshtarë drejtuesit e PDK’së të cilët ia gjetën emrin lirisë, por assesi ta zbulojnë mbiemrin e hajnisë si dhe, drejtuesit anemik të LDK’së të cilët të vetëdijshëm se nuk kanë kurrnjëfarë fizionomie politike, e përdorin portretin e Rugovës.

Duke shpresuar kështu se sërish do u jepet mundësia që, njësoj si disa herë në të shkuarën, popullin ta zhvatin qetë e butë dhe duke i buzëqeshur.

Kuptohet, të sundosh pesë vite e të mos kesh bërë gabime është e pamundur. Por të verbuar nga urrejtja patologjike ndaj Kurtit, kritikët as që i shohin gabimet e tij reale.

Siç është për shembull gara e tij me Piktorin se kush do i merr peng shqiptarët që jetojnë jashtë Shipërisë e Kosovës e që e çoi atë të ndërhynte në zgjedhjet parlamentare të Maqedonisë, ku i ‘forcoi’ shqiptarët e këtushëm duke i copëtuar si dhe, duke e përkrahur VLENin e përdorshëm vetëm për qeverinë më proserbe që ndonjëherë ka pasur ky vend: atë të VMRO-DPMNE’së.!

Në të vërtet, si majtist i rreshkur, Kurti i çmon lartë vetëm ata që e adhurojnë. Madje atij i duket e pabesueshme të ketë shqiptar që nuk e ka atë idhull. Andaj atë më së shumti mund ta dëmtojnë dhe ta harxhojnë politikisht vetëm adhuruesit e tij të verbër.

Kurti e dinë këtë dhe prandaj adhuruesve të vet ua ka ndaluar pjesëmarrjen nëpër emisione debatuese dhe nëpër TV ekrane ku të gjithë flasin vetëm për të dhe askush nuk flet për partitë tjera.

Adhuruesve të vet ai ua ka lënë në disponim vetëm rrjetet sociale ku rëndom, budallai ia zbërthen politikën të hutuarit.

Kim Mehmeti

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>