Kuvendi i Kosovës dhe Kuvendi i Shqipërisë sot seancë të përbashkët plenare në Prishtinë

takimi alb ksSot mbahet seanca e përbashkët ndërmjet Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe Kuvendit të Republikës së Shqipërisë.

Seanca do të nisë në ora 11:00 në Kuvendin e Kosovës.

Kjo është hera e dytë që Shqipëria dhe Kosova do të organizojnë një mbledhje të përbashkët të dy Kuvendeve.

Për herë të parë dy kuvendet mbajtën takim më 27 nëntor 2022, me rastin e 110-Vjetorit të pavarësisë.

Sipas agjendës së bërë publike, krerët e shtetit shqiptar, kryeministri Edi Rama, kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali dhe kryetarët e Grupeve Parlamentare, do të udhëtojnë me autobusë nga Tirana për të marrë pjesë në seancën që pritet të nisë në orën 11:00.

Gjithashtu është parashikuar që pas himneve të të dyja vendeve, mbledhja të nisë me fjalën e kryeparlamentarit të Kosovës, Glauk Konjufca dhe pas tij do të flasë kryeparlamentarja e Shqipërisë, Elisa Spiropali.

Mbledhja e përbashkët do të përmbyllet me fjalimet e kryeministrave, Albin Kurtit dhe Edi Rama.

 

Axhenda e seancës së përbashkët plenare të Kuvendit të Kosovës dhe Kuvendit të Shqipërisë

06:00 Nisja nga Tirana në mënyrë të organizuar me autobuzë nga Kryesia e Kuvendit

10:30 Arritja në Sallën e Seancave Plenare të Kuvendit të Kosovës

11:00  Hapja e aktivitetit  me ekzekutimin e Himneve Kombëtar

Fillon Seanca e përbashkët plenare në Kuvendin e Kosovës

Glauk Konjufca, Kryetar i Kuvendit të Republikës së Kosovës

Elisa Spiropali, Kryetare e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë

Mesila Doda, Kryetare e Grupit Parlamentar Demokraci dhe Integrim, Kuvendi i Shqipërisë

Besnik Tahiri, Kryetar i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Kuvendi i Kosovës

Fatmir Mediu  Anetar i Grupit Parlamentar  Aleanca për Ndryshim, Kuvendi i Shqipërisë

Enis Kervan, Kryetar i Grupit Parlamentar  Multietnik, Kuvendi i Kosovës

Arben Gashi, Kryetar i i Grupit Parlamentar  të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Kuvendi i Kosovës

Gazment Bardhi, Kryetar i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Kuvendi i Shqipërisë

Abelard Tahiri, Kryetar i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Kuvendi i Kosovës

Niko Peleshi, Kryetar i Grupit Parlamentar  të Partisë Socialiste

Mimoza Kusari-Lila, Kryetare e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Kuvendi i Kosovës

Edi Rama, Kryeministër i Republikës së Shqipërisë

Albin Kurti, Kryeministër i Republikës së Kosovës.

 

rtsh

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>