Kuvendi s’e shqyrton të enjten Specialen

kuvendi i ksEnde mbetet e paqartë nëse Qeveria e Kosovës do të riprocedoj këtë javë amendamentet për ndryshime kushtetuese që i hapin rrugë themelimit të Gjykatës Speciale.

Kryesia e Kuvendit nuk e ka paraparë një gjë të tillë në seancën e së enjtes.

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës Xhavit Haliti tha pas mbledhjes së Kryesisë se ai nuk e dinë nëse Qeveria e Kosovës është e përgatitur për riprocedimin e ndryshimeve Kushtetuese në Kuvend. Por, nëse ekzekutivit gjatë kësaj jave riprocedon ndryshimet kushtetuese në Kuvend, ata do ta zhvillojnë seancën gjatë javës.

“Ne nuk kemi pasur deri tani asnjë kërkesë për riprocedim. Qeveria e Kosovës sipas Kushtetutës dhe rregullores së Kuvendit, i ka mundësitë që ta thërras seancën për riprocedim të amendamenteve kushtetuese dhe ta caktoj kohën kur ata janë gati dhe kur i kanë kushtet për ta sjell, do të thotë kur grupet parlamentare janë të gatshme për ta votuar në numrin e caktuar të deputetëve që të votojnë. Deri me sot s’ kemi asgjë”, tha Haliti.

Megjithatë, ende nuk dihet nëse koalicioni qeverisës ka arritur t’i siguroi numrat për t’i votuar këto ndryshime, në mënyrë që të mos dështoi edhe në herën e dytë, sikurse në herën e parë.

“Grupi parlamentar mbanë mbledhje, ne kemi të ngarkuar kryetarin e grupit që të punoj me grupin parlamentar. Dhe unë besoj që sipas deklarimeve publike, do të zhvillohet edhe seanca e ardhshme…Në qoftë se deputetët e votojnë, në qoftë se partitë politike janë të gatshme, atëherë do të kaloj, nëse jo..”, shtoi ai.

Miratimin e ndryshimeve Kushtetuese për themelimin e Gjykatës Speciale, Haliti e quajti interes të Kosovës, e jo vetëm dëshirë të miqve. Derisa, shtoi se pasojat nëse kjo nuk miratohet dihen shumë m irë.

Mirëpo, numri dy i Kuvendit tha se në qoftë se duhet të mbahet një seancë për miratimin e Speciales, deputetët duhet të vijnë edhe në qoftë se janë në pushim, sepse është çështje urgjente.

“Ne nuk e kemi për herë të parë që nuk kemi pushuar parë si Parlament, edhe nëse qoftë se duhet të mos shkojmë në pushim nuk është bëhet ndonjë problem. Dhe në qoftë se ka nevojë për të mbajtur një seancë në kohën e pushimit, është çështje urgjente dhe e domosdoshme dhe deputetët janë në krye të detyrës edhe kur janë në pushim dhe duhet të vijnë, nuk është ajo se a do të vijnë, por duhet të vijnë”, thekoi Haliti.

Haliti u pyet edhe rreth amendamenteve për themelimin e Forcave të Armatosura të Kosovës, për të cilat tha se ato i kanë proceduar një herë, por i kanë shtyrë, dhe duhet të vijnë prapë në Kryesi, gjë që nuk do të jenë në seancën e radhës.

Ndërkohë, kryesia ka vendosur që këtë të enjte të mbajë seancën e radhës në të cilën do të bëhet përzgjedhja e Bordit të RTK-së, derisa interpelanca e thirrur nga grupi parlamentar i AAK-së për ministrin e Bujqësisë, Memli Krasniqi nuk do të mbahet, meqë Krasniqi përmes sekretarit të Qeverisë ka dërguar një letër në kryesi ku ka sqaruar çështja për të cilën është thirrur në interpelancë nuk është në fushën e tij. (rtk)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>