Sot është larguar barrikada e fundit në fshatin Zupc të Zubin Potokut që lidhë pikë kalimin kufitar në Bërnjak.
Për largimin e barrikadave dje ka folur edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. “Barrikadat po hiqen, të dielën e thamë që është çështje ditësh është kur do të largohen, edhe më mirë që kjo do të bëhet pa ndërhyrjen e Policisë sonë. Vet i vunë barrikadat, vet i hoqën ato, me fjalë të tjera janë lodhur ata të cilët e bllokuan veten”, tha ai.
rtk