Kryetari i Skënderajt Sami Lushtaku është dënuar me 12 vjet burg ndërsa ish komandanti i UÇK-së Sylejman Selimi është dënuar me 6 vjet burg.
Trupi Gjykues i Gjykatës Themelore në Mitrovicë ka arsyetuar vendimin me të cilin ka gjetur fajtor Sami Lushtakun dhe Sylejman Selimin.
Selimi është dënuar pasi që në Gusht dhe Shtator të vitit 1998 ka rrahur në disa raste dëshmitarin A, në Likovc.
Po ashtu Sylejman Selimi në disa raste ka shkuar tek dëshmitari A, dhe e ka shkelur integritetin e tij si dhe e ka kërcënuar me jetë, transmeton KosovaPress.
Në këtë rast ai ka demonstruar karakteristika të torturës ndaj dëshmitarit A.
Ndërsa për Sami Lushtakun, trupi gjykues ka numëruar si fakt se Lushtaku me pistoletën e tij të markës TT, ka shkrepur tri herë në një person, ndërsa kjo ka ndodhur në mes të fshatrave Galicë dhe Dubovc.
Sipas trupit gjykues faktet janë vërtetuar në bazë të dëshmive të dëshmitarit A dhe B.
Periudha kohore prej 24 maj 2013 deri 19 dhjetor 2014, do të iu llogaritet si vuajtje e dënimit.
Ndërkohë që për harxhimet e gjykatës Sami Lushtaku është dënuar me 1000 euro ndërsa Sylejman Selimi me 1200 euro. (rtk)